LAJMI I FUNDIT:

Shala më nuk është kryetar i Apelit

Shala më nuk është kryetar i Apelit

Vetëm gjashtë muaj pas emërimit në krye të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala më nuk është kryetar i kësaj Gjykate.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për zgjedhjen e Hasan Shalës në krye të Gjykatës së Apelit.

Kushtetuesja ka gjetur se Këshilli Gjyqësor ka shkelur disa nene të Kushtetutës së Kosovës kur ka vendosur që për kryetar të Apelit të votoi Hasan Shalën. Është shkelur neni 24 për barazisë para ligjit, neni 31 i cili përcakton të drejtat për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, si dhe neni 108 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Shala nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se më nuk është në pozitë.

“Unë falënderoj gjyqtarët e Gjykatës se Apelit, stafin administrativ, institucionet kushtetuese më te cilat kemi pasur bashkëpunim, donatorët, organizatat jo qeveritare dhe mediat për bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë këtyre 6 muajve”, ka thënë Shala.

Shala pret që KGJK-ja, shumë shpejt t’i kryej obligimet e veta në raport me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të vazhdohet me synimet e përbashkëta, për një gjyqësor , të pavarur dhe të paanshëm, efikas, transparent, të besueshëm dhe llogaridhënës. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori