LAJMI I FUNDIT:

Shala nga PDK thotë se Ministria e Inovacionit duhet të kthehet

Shala nga PDK thotë se Ministria e Inovacionit duhet të kthehet

Muzafer Shala, ish-ministër i Inovacionit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se në momentin kur të formohet qeveria e re duhet të kthehet Ministria e Inovacionit si dhe Teknologjia e Informacionit duhet të futet në programin arsimor që nga klasa e parë.

Kështu tha Shala në diskutimin mbi digjitalizimin dhe inovacionin në vend të organizuar nga Qendra Kosovare e Inovacionit, media online Telegrafi.com dhe Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK).

Kusari - Lila prezanton planin e LVV-së për zhvillimin e teknologjisë informative
Lexo po ashtu Kusari - Lila prezanton planin e LVV-së për zhvillimin e teknologjisë informative

Shala tha se nuk e dinë arsyen se pse Qeveria Kurti e ka shuar këtë ministri, e cila sipas tij ka një rëndësi të rëndësishme.

“Nuk mund ta shikojmë inovacionin vetëm në fushën e informacionit por edhe në sferën tjetër. Duhet të vendosim ta kategorizojmë Kosovën se në cilin nivel është dhe sa janë mundësitë e Kosovës për me bo inovacion dhe të përcaktojmë mekanizmat e saj, si dhe llojet  e burimeve për inovacion dhe kush do të përfshihet saktë”, ka thënë ai.

Shala nga PDK theksoi se në kohën e Ministrisë së Inovacionit pengesë  kryesore për realizimin e projekteve nga kjo fushë ka qenë baza ligjore.

Çavolli: Pandemia ndihmoi zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë
Lexo po ashtu Çavolli: Pandemia ndihmoi zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë

“Në momentin që të krijohet qeveria e re duhet të kthehet Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Ka qenë një prej ministrive shumë të rëndësishme në atë kohë. Nuk e dimë pse nuk është më. Ka qenë një vendim i qëlluar që është krijuar kjo ministri, e nuk e dimë arsyen pse është shuar kjo nga qeveria Kurti”, u shpreh Shala.

Sipas tij, në plan programin e PDK-së është edhe futja e Teknologjisë së Informacionit edhe për nxënësit duke filluar nga klasa e parë.

“Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e  12-të, në 12 vitet e ardhshme do të vijën në tregun e punës dhe si e tillë teknologjia e informacionit duhet të futet në plan programin e arsimit. Duke pas parasysh që e kemi këtë numër të nxënësve, 330 mijë, Kosova e ka një pozicion shumë të mirë që mund t’i lidh shtetet e rajonit me kompanitë e huaja. Teknologjia e informacionit duhet të përfshihet nga klasa e parë ose parashkollor, dhe natyrisht që kjo duhet të jetë pjesë  e programeve. Kjo është pjesë e plan programit të PDK-së”, ka thënë ndër të tjera Shala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori