LAJMI I FUNDIT:

Shala kritikon Qeverinë: Përkundër propagandës për luftë, s’kanë blerë rezerva shtetërore

Shala kritikon Qeverinë: Përkundër propagandës për luftë, s’kanë blerë rezerva shtetërore

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimet në sigurimin e rezervave shtetërore, përkundër, siç e quajti ai, “propagandës” për rrezikun e një lufte të mundshme.

Shala theksoi se procedurat për blerjen e rezervave shtetërore janë klasifikuar si sekret nga qeveria pa bazë ligjore dhe se rezervat e planifikuara nuk janë siguruar në kohë, as në cilësi e sasi.

“Çështja e rezervave është e ditur edhe publikisht. Rezervat janë klasifikuar si sekret, procedurat dhe veprimet të cilat krejtësisht janë pa bazë ligjore. Përveç çështjes së ruajtjes së depove për të tjerat nuk ka pasur nevojë kryeministri me nxjerr vendim mi klafisku procedurën blerjes si sekret shtetëror. Ka dy vendime të jashtëligjshme të kryeministrit… problemi tjetër është se rezervat nuk kanë ardhur as në sasi, as në cilësi, as në kohë edhe një pjesë nuk ka ardhur fare”.


Sipas tij, problemi tjetër që nga 2022-ta Kosova nuk ka blerë rezerva shtetërore.

“Përkundër planifikimit buxhetor, përkundër nevojës, përkundër propagandës që jemi në prag të rrezikut të luftës. Nuk kemi blerë as miell, grurë, as vaj as sheqer e as kripë, sepse aferat korruptive tashme të verifikuara. Janë paguar mjetet, nuk ka ardhur malli, janë mbetur në Poloni e ne vende të tjera… Prapë është e çuditshme se si një qeveri e tërë me hesht dhe me u orvat”, ka thënë Shala në RTVD.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori