LAJMI I FUNDIT:

Shala: Krenari për Kosovën që ka kompaninë sikur Frutex

Shala: Krenari për Kosovën që ka kompaninë sikur Frutex

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vizituar kompaninë “Frutex” e cila eksporton prodhimet e veta në 30 vende të botës.

Kompani si Frutex, sipas ministrit Shala janë krenari për Kosovën.


“Është krenari për Kosovën që ka kompaninë sikur “Frutex” e cila eksporton produktet e Republikës së Kosovës në 30 vende të botës dhe punëson afër 200 persona. Kjo kompani së fundmi ka arritur marrëveshje për eksport edhe në shtete tjera, Libi, Irak dhe Keni, kjo fal pjesëmarrjes nëpër panaire që i ka mundësuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Pronarin e fabrikës, Shaqir Palushin e garantova se MTI do të vazhdojë mbështetjen për prodhuesit e Kosovës. Ndër të tjera z.Palushin e informuam se MTI këtë vit ka planifikuar ndarjen granteve në vlerë 700 mijë euro, t’iu ndihmojmë bizneseve vendore për blerjen e makinerive prodhuese. Po ashtu kemi edhe dy skema tjera përkrahse për biznese, si ajo e çertifikimit të produkteve dhe këshillimit-konsulencës. Të gjitha këto dhe aktivitetet tjera, bëhen me qëllim të fuqizimit të prodhimit vendor dhe përmirësimit të bilancit tregtar”, ka shkruar ministri Shala në profilin e tij, në Facebook. /Telegrafi/