Violant Sulejmani 60 kg, Naser Shala 64 kg dhe Armend Xhoxhaj 81 kg, përfaqësuan vendin tonë në turneun ndërkombëtar “Ternoci 2014”.

Violant Sulejmani në kategorinë 60 kg, ishte boksieri i parë i përfaqësues sonë që u ngjit në ring Suljemani u ballafaqua me boksierin nga Novi Pazari, Fatmir Shalën. Boksieri ynë në të tri rundet ishte më i mirë se kundërshtari dhe në fund me meritë iu gëzua medaljes së artë.


Ndërkohë, Naser Shala, një tjetër boksier i përfaqësues sonë, kryqëzojë dorëzat me serbin Stefan Lazareviç.

Në një duel të fortë, Shala nga fillimi i këtij meçi mori iniciative në ring duke e goditur vazhdimisht kundërshtarin, dhe në fillim të rundit të tretë një “predhë” e Shalës nokautoi serbin, i cili më nuk ishte në gjendje të vazhdojë duelin, kështu Shala fitoj medaljen e artë.

Ndërkaq, boksieri Armend Xhoxhaj nuk u ngjit farë në ring, sepse kundërshtari i tij nga Sllovenia, Denis Lazar nuk u ngjit fare në ring.

Në këtë turne të karakterit ndërkombëtar drejtësinë e ndanë: Latif Demolli (Kosova), Shell Damjan (Sllovenia), Djordje Peroviç (Serbia). /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app