LAJMI I FUNDIT:

Shala e Bajgorës, thesar që duhet vizituar

Shala e Bajgorës, thesar që duhet vizituar

Aty ku pushojnë sytë nga bukuria.. Aty ku pushon zemra nga qetësia. Aty ku takohen toka e qielli.

Me një sipërfaqe rreth 433 km², e shtrirë në mes luginës së Ibrit dhe Llapit në rrëzat e Kopaonikut, Shala e Bajgorës njihet për bukuritë magjepsëse që posedon.


E këtyre bukurive së fundmi, i është shtuar edhe një atraksion i ri turistik për ta vizituar.

Sapo ta shihni këtë kali, i cili ndodhet në hapësirën e këtij vendi, do të iu bie ndërmend për kalin e Trojës. Trojanët e vendosën kalin në mes të qytetit duke menduar se lufta mbaroi por një natë kur të gjithë flinin, Odiseu dhe ushtarët e tij dolën nga kali ku ishin fshehur dhe vranë ushtarët trojanë dhe i vunë zjarrin gjithë Trojës.

Një kthim i shkurtër prapa në histori, për të treguar se pikërisht këtë emër mban edhe restauranti në Shalë të Bajgorës.

“Restaurant “Troja Ranch” është hapë më 27 korrik të këtij viti. Në hapësirën e jashtme posedojmë 150 ulëse me mundësi shtese derisa në ambientin e brendshëm kemi afro 100 ulëse. Kryesisht përgatisim ushqim tradicional të brumrave. Mirëpo mundohemi me u fokusu kah tavat. Kemi edhe mish edhi, për çka ka kërkesa të mëdha. Shala e Bajgorës ka një natyrë shumë të bukur. Këtu kemi një hapësirë mjaft të madhe. Kemi këndin e fëmijëve, kemi pjesën ku i kemi disa shpezë, pi ceki gusat. E gjithë hapësira është e shfrytëzueshme për familjen e cila vendos ta vizitojë këtë vend”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Duli Mehmeti.

Karakteristikë e cila e bën këtë vend të veçantë është zëvendësimi i aktuales me tradicionalen. Artifaktet, muret nga druri, e dyshemeja nga gurët. Gjithçka antike …

“Kemi bo përpjekje me shku me një mënyrë sa më antike me i dhanë një pamje tamam të fshatit edhe njerëzit me pas një kënaqësi si të ushqimit si të shërbimit. Dëshira dhe pasioni kur ekzistojnë, ekziston edhe mundësia për të mbledhë edhe artefakte dhe gjëra të vjetra. Kemi enë të dheut, tava, qypa. Kemi edhe veshje tradicionale, që ne nuk duhet ti lëmë anash. Të gjitha këto jemi mundu me i ekspozua në ambientin e brendshëm siç thash edhe më herët, gjithherë tu bo përpjekje për të mos humbur atë pamjen e vjetër antike”, deklaroi Duli Mehmeti.

E për ata të cilët e pëlqejnë kalërimin, kapakun ia vë rançi që ky vend posedon. Meqenëse gjendet në rrëzë malore, lokacioni për kalërim e bën këtë vend ende më të veçantë.

“Restauranti ynë posedon edhe rançin. Kemi gjithsej 16 kuaj. Është shumë e rëndësishme me cekë që kemi edhe poni dhe mini poni që shfrytëzohen nga fëmijët. Është përkujdesja e instruktorit tonë i cili është gjithmonë pranë fëmijëve si dhe të rriturve të cilët janë apasionantë pas kalërimit. I kemi shtigjet në të cilat bëjmë kalërimin e njerëzve të cilët duan të kalërojnë. Janë të dresum edhe poniit dhe kuajt e mëdhenj. Nuk ka kurrfarë problemi, siguria është krejtësisht në nivel”, deklaroi Duli Mehmeti

.Është pikërisht natyra e bukur ajo e cila e ka kthyer nga Gjermania në vendlindje Florian Vocën.

“Kam lindur në Gjermani. Atje kam përfunduar universitetin pastaj jam kthyer këtu të punoj. Babai im ka filluar ndërtimet këtu gjashtë vite më parë. Kam ardhur vetëm për pushime. Më pëlqen natyra shumë këtu prandaj vendosa të kthehesha. Është shumë ndryshe nga Gjermania. Jetoj në Dortmund, qytet i madh. Këtu është shumë ndryshe. Më pëlqen”, tha Florian Voca.

Përpos ushqimit e ambientit të këndshëm që ofron Troja Ranch, pozita e tij mundëson edhe një eksplorim të Shalës së Bajgorës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori