LAJMI I FUNDIT:

Shakaja “pa kripë” e Berlusconit për bashkëshorten e presidentit të ri të Francës

Shakaja “pa kripë” e Berlusconit për bashkëshorten e presidentit të ri të Francës
Italian former Premier Silvio Berlusconi during his visit to the Furniture Fair (Salone del Mobile) in Rho-Pero, near Milan, northern Italy, 05 April 2017. The fair, running from 04 to 09 April, is considered the largest of its kind in the world, and presents the latest trends and designs on furniture, lighting and home accessories. ANSA/ DANIEL DAL ZENNARO

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi i njohur për batutat e tij dhe një lloj “moskokëçarje” kur vjen puna tek liderët e tjerë botërorë, ka komentuar së fundmi çiftin presidencial të Francës.

Ai thotë Emmanuel Macron është një “djalë i mirë” me një “mama të mirë”, duke iu referuar kështu Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Trogneux, një ironi e tija kjo për të vënë në dukje diferencën e moshës mes Presidentit të sapozgjedhur dhe bashkëshortes së tij, shkruan “The Telegraph”.


“Është një 39 vjeçar, me përvojë të mirë pune dhe mbi të gjitha me një mama të mirë që e ka mbajtur në krahët e saj kur ai ishte ende fëmijë”, tha Berluskoni pa e përmendur emrin e zonjës Trogneux.

39 vjeçari Macron është udhëheqësi më i ri i Francës që në kohën e Napoleonit dhe është martuar me ish mësuesin e tij të letërsisë, 24 vjet më e madhe se ai.

Për romancën e tyre është shkruajtur shumë në media edhe për faktin se Macron ishte vetëm 17 vjeç kur deklaroi se donte të martohej me zonjën Trogneux.

Ndërkohë që 80-vjeçari italian Silvio Berlusconi është në një lidhje me Francesca Pascale, 49 vjeçe.

Berlusconi, i bëri këto deklarata në Monza në mbështetje të kandidatit Forza Italia për kryebashkiak, por kur po diskutonte zgjedhjet në Francë doli me “shakanë” e tij të fundit. /bw/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori