LAJMI I FUNDIT:

Shahini u përgjigjet akuzave, ja çfarë thotë për ata që dhanë dorëheqje (Video)

Shahini u përgjigjet akuzave, ja çfarë thotë për ata që dhanë dorëheqje (Video)

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), një ditë pasi që është akuzuar nga ish-nënkryetarët dhe dy anëtarë të bordit për keqpërdorime, ka qenë në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel për të treguar se çfarë ka ndodhur sipas tij në realitet.

Ai ka thënë se AKB është e hapur për Prokurorinë e Shtetit për të gjitha ato dyshime që i kanë ngritur ata që dje dhanë dorëheqje nga organizata.


“Ne i kemi të gjitha raportet në rregull. E kemi raportin e auditorit të përgjithshëm të pavarur i cili nuk ka gjetur asnjë shkelje e që është publikuar këtë muaj, kështu që jemi të pastër para institucionit”, ka deklaruar Shahini në “Kontakt”, duke shtuar se në muajin prill do t’i raportohet Kuvendit për të gjitha transaksionet dhe aktivitetet e AKB-së.

“Ne jemi të hapur për prokurorinë. Por Prokuroria asnjëherë nuk do të gjejë shkelje në AKB, sepse ne jemi të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se çfarë bëjmë”, ka thënë ai. Tani pas dorëheqjeve, sipas Shahinit në AKB ka mbetur një trup i pastër dhe ata që nuk kanë mundur të gjejnë vetën aty kanë shkuar nëpër vendet e tyre të punës. /Tribuna/Telegrafi/