LAJMI I FUNDIT:

Shahini: Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri thyen rekordin, rreth 440 milionë euro gjatë vitit 2023

Shahini: Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri thyen rekordin, rreth 440 milionë euro gjatë vitit 2023

Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 2023 kanë kaluar shifrën rreth 440 milionë euro.

Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznes, Agim Shahini ka thënë për Telegrafin se kjo shifër është rekorde.


“Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 2023 kanë shënuar një rekorde prej 440 milionë euro, dhe kjo është ndoshta arsye e vetme që e arsyeton edhe Rrugën e Kombit dhe investimet në të ardhmen edhe në hekurudhat e Kosovës me Shqipërinë”, theksoi ai.

Shahini thotë se pavarësisht politikës, bizneset dhe konsumatorët janë në nivel të lartë të bashkëpunimit.

“Po njëkohësisht kjo tregon se pavarësisht ftohjes të raporteve të politikanëve apo të qeverive, populli bizneset dhe qytetarët, me konsumatorët janë në nivelin më të lartë të raporteve dhe rritjes së raporteve edhe shkëmbimeve tregtare”, tha Shahini.

Kurse, sa i përket investimeve të kosovarëve në Shqipëri, Shahini thotë se gjatë sezonit të verës ato kapin vlerën mbi 300 milionë euro.

Shqipëria rrit eksportet drejt Kosovës me 8.9 për qind
Lexo po ashtu Shqipëria rrit eksportet drejt Kosovës me 8.9 për qind

“Këto janë vlera që e rritin mirëbesimin mes Kosovës dhe Shqipërisë”, theksoi Shahini.

Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznes, thotë se kosovarët kanë zëvendësuar produktet që më parë kanë marrë nga Serbia, me ato të Shqipërisë.

“Konsumatorët kosovarë e konsumatorët shqiptarë kur duan, mund ta ndihmojnë ekonominë e vendit dhe prodhimin e vendit”, potencoi ai për Telegrafin.

Ndryshe, në studimin e bërë nga AKB theksohet se këto shkëmbime tregtare të vitit 2023 janë më të larta se të vitit 2022.

“Shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona Kosovë-Shqipëri për vitin 2023 thyen rekordin me importe dhe eksporte mes bizneseve, ku Kosova ka importuar nga Shqipëria rreth 326 milion € kurse bizneset e Kosovës kanë eksportuar rreth 113 milion€. Nëse e krahasojmë me vitin 2022 shkëmbimet tregtare ishin 356 milion€ ,kurse 2023 ishim 439 milion€ apo rritje rreth 83 milion€ ose mbi 23% më shumë”, thuhej në njoftimin e bërë nga AKB./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori