Kur flitet për investime në pasuri të paluajtshme, vëmendja përqendrohet kryesisht te vendndodhja, cilësia e zhvillimit, facilitetet dhe perspektiva afatgjatë e zonës. Megjithatë, një tjetër element që po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në vendimmarrjen e investitorëve është fleksibiliteti i pagesës.

Ky faktor bëhet veçanërisht i rëndësishëm në projektet e mëdha që zhvillohen në disa faza, pasi mundësia për ta shpërndarë pagesën në kohë krijon më shumë hapësirë për planifikim dhe krijon lehtësira në procesin e investimit.


Në vend të një pagese të konsiderueshme që në fazat e para, struktura të tilla u mundësojnë investitorëve të sigurojnë pronën me një pagesë fillestare më të ulët, ndërsa pjesën e mbetur ta shlyejnë në një fazë të mëvonshme.

Këtë qasje po e aplikon edhe Vlora Marina, një prej zhvillimeve më të rëndësishme që po realizohet në qendër të qytetit të Vlorës.

Projekti ofron mundësinë për të investuar në një apartament premium buzë detit ose në njësi komerciale, duke paguar 20% të vlerës në fillim dhe 80% në momentin e dorëzimit të pronës.

Kjo strukturë merr një rëndësi të veçantë në kontekstin e afatit të zhvillimit të projektit, me ndërtesat e para që parashikohet të dorëzohen brenda vitit 2028. Për investitorin, kjo do të thotë një angazhim fillestar më i ulët dhe më shumë kohë për të planifikuar kapitalin e mbetur deri në dorëzimin e pronës.

Vlera e këtij avantazhi përforcohet më tej nga destinacioni ku ndërtohet, cilësia e zhvillimit dhe stili i jetesës që Vlora Marina ofron.

Vlora, një destinacion në transformim

Vlora Marina po zhvillohet në zemër të Vlorës, në një moment kur qyteti po kalon një transformim të rëndësishëm urban dhe turistik.

Pozicionimi mes Adriatikut dhe Jonit, zhvillimi i infrastrukturës, rritja e ofertës turistike dhe interesi në rritje për Rivierën Shqiptare po forcojnë profilin e Vlorës si një destinacion jo vetëm për pushime, por edhe për të jetuar dhe investuar.

Gjithashtu investimet e vazhdueshme dhe numri gjithnjë e në rritje i vizitorëve i kanë dhënë Vlorës një dinamikë të re, duke e shndërruar në një qytet aktiv dhe të gjallë përgjatë gjithë vitit.

Vlora Marina një zhvillim modern buzë detit

Vetë projekti është një zhvillim urban miks që ofron çdo gjë në një destinacion të vetëm, nga marina e parë e klasit botëror në vend me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte,deri tek një shëtitore buzë detit me të gjitha njësitë e shërbimit.

Vlora Marina është gjithashtu i vetmi projekt në qytetin e Vlorës me një qendër të dedikuar për argëtim, ndërsa nuk mungojmë këndet sportive, hapësirat e gjelbërta, dyqane, butik, bare dhe restorante me emër. Pjesë e projektit është gjithashtu dhe hoteli i parë Marriott në bregdetin shqiptar, bashkë me apartamentet e branduara, një koncept që sjell shërbimet e hotelit me 5 yje në shtëpinë tuaj.

Në këtë panoramë, fleksibiliteti financiar për të investuar në një shtëpi buzë detit apo në një njësi komerciale në një projekt si Vlora Marina, konsiderohet një element më shumë në favor për këdo që e konsideron Rivierën Shqiptare si një treg potencial investimi.