LAJMI I FUNDIT:

Sfishta: Të karantinuar në Qendrën Studentore edhe 125 persona

Sfishta: Të karantinuar në Qendrën Studentore edhe 125 persona

Drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta ka folur për gjendjen në konviktet e studentëve në prag të mbylljes së karantinës.

Sfishta në RTV Dukagjini thotë se në Qendrën e Studentëve ende janë të karantinuar 125 persona që sipas tij gjatë javës do të testohen dhe lirohen varësisht nga koha kur janë vendosur.

Ai thotë se personat e karantinuar kanë shkaktuar disa dëmtime në objekt por me kohë do të sanohen dhe konviktet do të jenë gati për studentët në muajin tetor, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Qendrës Studentore thotë se policia e Kosovës do të merret me çdo rast që pretendohet nga studentët për mungesë apo dëmtim të gjësendeve personale.

Sfishta duke folur për rastet me COVID-19 të dala nga qendra e karantinës thotë se në bazë të informacioneve janë gjashtë raste që kanë dalë nga Qendra e Studentëve.

“Studentët nuk kanë nevojë të frikësohen. Hapësirat dezinfektohen në baza ditore. Nuk ka asnjë hapësirë për brengosje nga studentët dhe familjarët e tyre se ata mund të infektohen në konvikte kur të kthehen në tetor”, deklaroi ndër të tjera Fatmir Sfishta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori