Një Ukrainë e pambrojtur, një Rusi luftarake dhe një Donald Trump narcist: këto mbeten sfidat më të mëdha për Bashkimin Evropian në vitin e ardhshëm. Këtyre i shtohen problemet e brendshme, si ekonomia e plogësht, nivelet e larta të borxhit dhe mundësia e kufizuar për veprim në dy shtetet më të mëdha anëtare – Gjermani dhe Francë. Pra, perspektivat nuk janë të mira. Por, çfarë do të vijë më pas për ekipin e ri në Bruksel? Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, dhe përfaqësuesja e Punëve të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, janë në detyrë që nga 1 dhjetori. Ka mbetur Ursula von der Leyen, por edhe Komisioni i saj i BE-së është riorganizuar tërësisht. Ekipi i ri është gjithsesi një shans, mendon Steven Everts nga Instituti Evropian për Studime të Sigurisë në Paris: “Ky është momenti, në të cilin ne mund ta rimendojmë politikën e jashtme të BE-së, ta përshtatim dhe ta ringjallim atë”.
1. Ndihma për Ukrainën
Ndihmat financiare dhe ushtarake për Ukrainën, që është sulmuar nga Rusia, kryesojnë listën e detyrave urgjente. Vitin e ardhshëm, BE do të transferojë çdo muaj 1.5 miliardë euro nga buxheti i përbashkët në arkën e shtetit në Kiev. Përveç kësaj, ka një kredi prej 50 miliardë eurosh nga G7 për Ukrainën, e cila do të ushqehet me fitime nga asetet e ngrira ruse. Përveç kësaj, sasi të mëdha municionesh dhe armësh do të duhet të financohen nga shtetet evropiane për të ndihmuar Ukrainën, një kandidate për anëtarësim në BE. Llogaria mund të zgjerohet më shumë, nëse presidenti i ri i ShBA-së, Donald Trump, i vë në jetë kërcënimet e tij dhe shkurton ose anulon plotësisht ndihmën e deritanishme bujare nga ShBA-ja për Ukrainën. Deri, tani ShBA-ja ka financuar pothuajse gjysmën e ndihmës së Ukrainës. Në Bruksel ka spekulime të forta se sa para do të duheshin, bëjnë të ditur diplomatët e BE-së. Askush nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë në 2025. “Ne thjesht do të presim dhe do të shohim. Nuk jemi vërtet të përgatitur për Trumpin”, tha një diplomat i BE-së prapa dyerve të mbyllura.
2. Armatosja
Përveç Ukrainës, BE në vitin 2025 do të fokusohet te mbrojtja e vet kundër Rusisë. Për herë të parë ka një komisioner të BE-së për sektorin e ri të mbrojtjes dhe hapësirës. Andris Kubilius nuk do të krijojë një ushtri evropiane, por do të koordinojë më mirë politikat e armatimit dhe furnizimit të anëtarëve të BE-së. Buxhetet në shumë shtete anëtare janë shumë të vogla, për të blerë shpejt armë të reja ose për të vënë në dispozicion më shumë ushtarë.
Presioni mund të rritet, nëse presidenti amerikan Donald Trump vendos të shkurtojë shpenzimet evropiane të mbrojtjes dhe të kërkojë më shumë kontribute nga evropianët. Se nga do të vijnë miliardat e shumtë për ushtrinë, është një mister për shumë politikanë të BE-së. Vetëm në Gjermani, buxhetit të mbrojtjes i mungojnë 230 miliardë euro në një periudhë afatmesme, vlerëson instituti i kërkimeve ekonomike IFO në Munih. Në Itali janë 120 miliardë, në Spanjë 80 miliardë. Ideja e disa shteteve për të financuar shpenzimet ushtarake përmes borxhit shtesë të përbashkët të BE-së, u frenua menjëherë nga ministri i ri gjerman i Financave, Jörg Kukies (SPD).
3. Menaxhimi i borxheve
Borxhet! Në vitin 2025 duhet të financohen jo vetëm shpenzimet e reja ushtarake, por edhe investime në ristrukturimin të ekonomisë në favor të klimës, investime në mbështetje të ekonomisë dhe për rindërtimin në Gaza, Liban dhe Siri. Në një raport dramatik për aftësinë konkurruese të ekonomisë së BE-së, ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, flet për nevojën për investime prej 800 miliardë eurosh.
Italiani Draghi rekomandon borxh të përbashkët për financimin fillestar, për të përfshirë edhe investitorët privatë. Franca dhe Italia përballen tashmë me procedurën e deficitit të Bashkimit Evropian. Spanja mund t`u bashkohej së shpejti. Megjithëse Gjermania qëndron nën kufirin e borxhit të BE-së, për shkak të zgjedhjeve të reja ajo nuk mund të veprojë plotësisht në aspektin e politikës fiskale. Një ministër i ri i Financave nuk do të paraqesë buxhetin federal për vitin 2025 para korrikut ose shtatorit. Negociatat për kornizën e re financiare të BE-së do të vonohen nga formimi i qeverisë në Gjermani.
4. Të pengohet lufta tregtare
Për sa i përket politikës tregtare, viti 2025 ka të ngjarë të jetë një vit mjaft i vështirë. Me Kinën po nis një luftë tregtare për makinat elektrike. Me ShBA-në mund të ketë një konflikt dramatik lidhur me tarifat ndëshkuese që Donald Trump dëshiron t`i vendosë Evropës, Kinës, Meksikës dhe Kanadasë. Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike, Valdis Dombrovskis, dëshiron t’u bëjë të qartë këshilltarëve të presidentit të ri të ShBA-së se me tarifat ata dëmtojnë veten. “Një luftë tregtare nuk i ndihmon askujt. Tumpit duhet t’i prezantohen shifrat. Një fragmentim i tregtisë botërore nuk i sjell dobi askujt. Tarifat do të shkatërronin shtatë për qind të prodhimit ekonomik global. Kjo do të ishte si në vitet 1930, kur izolacionizmi ishte shumë në modë”, tha Dombrovskis, duke iu referuar krizës ekonomike globale të atyre viteve dhe ngritjes së nacionalsocializmit në Gjermani. Një farë shprese jep marrëveshja tregtare e sapo nënshkruar me Grupin Mercosur në Amerikën e Jugut. Por, BE duhet ta miratojë atë brenda radhëve të saj vitin e ardhshëm.
5. Të ruhet uniteti
Me pak optimizëm e sheh vitin e ri eksperti i BE-së, Janis Emmanouilidis – nga grupi i ekspertëve “European Policy Center” (EPC). “BE ka qenë gjithmonë garantues i kompromiseve. Këtë aftësi ai e ka humbur”, tha Emmanouilidis në një aktivitet në Bruksel në fillim të dhjetorit, duke pasur parasysh sfidat e politikës së jashtme dhe ushtarake, të cilat në Gjermani u përshkruan me shprehjen e kancelarit “pika e kthesës”. “BE nuk është më përgjigja për shumë gjëra. Politika është bërë më nacionaliste”, Shumë njerëz përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, që dëshirojnë të anëtarësohen, kanë humbur shpresën se BE do t’i përmbushë dikur vërtetë premtimet e saj, tha Emmanouilidis.
Franca dhe Gjermania janë të nevojshme tani si fuqi kryesore në BE. Franca është e dobët për shkak të krizave të saj qeveritare. Gjermania për shkak të zgjedhjeve të reja në shkurt mund të veprojë vetëm në një masë të kufizuar. Edhe qeveria e pakicës në Spanjë mund të dështojë për shkak të buxhetit. Italia udhëhiqet nga një qeveri e ekstremit të djathtë. Belgjika dhe Austria kanë vetëm qeveri të përkohshme. Situata në Rumani është konfuze. Në Holandë, Hungari dhe Sllovaki qeverisin euroskeptikët. Viktor Orban, kryeministri hungarez, i thotë vetes se gjatë presidencës së tij të BE-së e ka bërë më të mundshme paqen në Ukrainë nga afrimi me Rusinë. Ai gëzohet për shpirtin e tij binjak Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Viti 2025 do të jetë i stuhishëm për BE – por, të paktën do të jetë shumë interesant. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri