LAJMI I FUNDIT:

Sezon i mbarë për kultivuesit e shalqinjve, fermeri: Çmimi ka qenë shumë i kënaqur për këtë vit

Sezon i mbarë për kultivuesit e shalqinjve, fermeri: Çmimi ka qenë shumë i kënaqur për këtë vit

Viti i mbarë për kultivuesit e shalqirit në zonën e Imshtës në Njësinë Administrative Bubullimë. Ndryshe nga viti i kaluar, ku fermerët u përballën me mungesën e tregut dhe bllokimin e shitjes në pikat e grumbullimit, këtë vit edhe pse jemi në mes të sezonit, në tokat e Imshtës nuk gjen më shalqi pa shitur.

Artur Beqiri është një nga fermerët që për 30 vite është marrë me kultivimin e shalqirit. Për të, ky vit është i kënaqshme pasi që nga fillimi i pjekjes dhe deri në përfundim, shitja e shalqirit nuk u ndal në asgjë moment, ku çdo ditë nga Imshta ngarkohen rreth 20 kamionë në ditë.


“Sivjet ka qenë mirë fare. Deri në 50 dynym mbjell. Tani ne këtë kemi zgjedhur, në këtë vend jemi. Po të pushosh ja vlen. Sivjet me eksport kemi shitur më shumë, nuk ka lënë për këtu brenda, shumë pak”.

Ajo që i kënaq më shumë është çmimi me të cilin po shesin produktet e tyre. Nëse vitin e kaluar, 1 kilogramë shitej me 5-10 Lekë, këtë vit çmimi nuk ka rënë poshtë 38 Lekë të reja duke bërë që fermerët të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme dhe të kënaqshme.

Ashtu si Arturi, është dhe ky fermer i vjetër, i cili gjatë gjithë kohës që është marrë me bujqësi, si ky vit nuk ka fituar asnjëherë të ardhura.

“Me këtë çmim që ka qenë sivjet, gjynah të qahesh. Sivjet, çmimi ka qenë shumë i bukur.”

Duke parë që kërkesa për shalqi po vazhdon, fermerët po vazhdojnë të zgjerojnë sipërfaqen me shalqirin e vonë i cili del në treg në muajin Shtator ku pretendimi i fermerëve është që të shitet me çmim të lartë./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori