LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Nëse plani evropian është “merre ose lëre” kushtet e Kurtit janë refuzuar – takimi i radhës ka pak kuptim

Serwer: Nëse plani evropian është “merre ose lëre” kushtet e Kurtit janë refuzuar – takimi i radhës ka pak kuptim
Foto: Arkiv

27 shkurti i së hënës është data e takimit mes krerëve institucionalë të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Për dallim nga herët e kaluara, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishin takuar, kësaj here nuk do të diskutohet për përmbajtjen e planit evropian.

Vetë emisari i BE-së, për dialog, Miroslav Lajçak, ditë më parë deklaroi se në takimin e 27 shkurtit nuk ka asnjë mundësi që të diskutohet përmbajtja e marrëveshjes, duke konfirmuar kështu atë që kishte deklaruar Kurti më 15 shkurt në Kuvend të Kosovës, ku kishte thënë se atij i është prezantuar plani evropian në formën “merre ose lëre”.

Për çështjen e dialogut, Portali Dukagjini ka kontaktuar me profesorin amerikan dhe njohësin e mirë të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer.

Sipas tij, një propozim i cili nuk lë hapësirë për diskutim dhe ofrim të ideve, nuk ka kuptim. Serwer në përgjigjen e tij thotë se vetë dialogu dhe po ashtu, marrëveshja nuk do të kishin kuptim nëse do të ishte “merre ose lëre”.

SHBA-të presin takim konstruktiv të hënën, Chollet përmend edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe  
Lexo po ashtu SHBA-të presin takim konstruktiv të hënën, Chollet përmend edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe  

Profesori amerikan u shpreh se nëse kjo është e vërtetë, atëherë i bie që propozimet e Kurtit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk janë marrë parasysh.

“Nëse kështu kanë thënë ndërkombëtarët, është refuzim i kushteve të kryeministrit. Do të kishte pak kuptim në dialogun e ardhshëm dhe aq më pak në marrëveshje nëse propozimi është [merre ose lëre]|”, ka thënë ai.

Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve në dialogun Kosovë – Serbi, Serwer mendon se Kurti ka bërë mirë kur i ka propozuar gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit. Sipas tij, kjo do të ndihmonte në fokusimin e diskutimeve.

“Unë ende mendoj se duhet një propozim i Prishtinës për Asociacionin. Mund të mos jetë zgjidhja, por do të ndihmonte në fokusimin e diskutimit”, ka thënë Serwer.

Sa i përket çështjes së Asociacionit, presioni ndërkombëtar është shtuar sidomos kohëve të fundit, për shkak edhe se procesi i dialogut tashmë ka arritur në një fazë finale. Themelimi i një bashkësie të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive është refuzuar disa herë publikisht nga Kurti.

Kjo ka bërë që trysnia ndërkombëtare mbi të të rritet, sidomos nga partneri kryesor i Kosovës, ShBA-ja.

Së fundmi është komentuar edhe një mungesë e takimit në mes të Kurtit dhe sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, në Mynih në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ky “injorim” i Kurtit nga Blinken, sipas profesorit Daniel Serwer, ka qenë i qëllimshëm dhe po ashtu është mesazh për të.

I pyetur se a do të prodhojë paqe një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, nëse mungon njohja reciproke, Serwer thotë se “ka faza të ndërmjetme që do të ishin të vlefshme”, por sipas tij “paqja është diçka që duhet prodhuar në qëndrimet brenda Serbisë dhe Kosovës edhe para një marrëveshjeje. Unë nuk po shoh shenja të këtyre qëndrimeve”.

Tri ditë para takimit në Bruksel, kryeministri Kurti ka zhvilluar bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të cilit edhe njëherë ia konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ndërkaq, emisari Lajçak ka deklaruar se nëse palët e pranojnë planin evropian, do të ketë benefite të mëdha për të dyja vendet, por, shtoi se kjo nuk do ta përmbyllë dialogun dhe se nuk do të jetë marrëveshje finale.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori