LAJMI I FUNDIT:

Serwer, mediave serbe: Po përdorni terme raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës

Serwer, mediave serbe: Po përdorni terme raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës

Daniel Serwer ka qenë gjatë mbrëmjes së kaluar penalist përmes një videoje lidhje në një mbledhje të Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit të SHBA-së, ku u diskutua situata në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Ai ndër të tjerash i kishte rekomanduar presidentit të zgjedhur, Joe Bidenit, të bëj më tepër presion në njohjen e Kosovës nga Serbia, transmeton Telegrafi.


Kjo ka bërë që shumë media serbe, duke iu referuar fjalëve të profesorit të Universitetit John Hopkins, shqiptarët t’i thërrasin me terme raciste ‘šiptari’.

Profesori amerikan ka publikuar një mesazh në llogarinë personale në Twitterit teksa ka pyetur se si dëshironi të keni sovranitet mbi një popull që është 90 për qind shqiptar.

Serwer: SHBA-ja të angazhohet në dialogun Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Serwer: SHBA-ja të angazhohet në dialogun Kosovë-Serbi

“Me të vërtetë nuk kam problem me pjesën ‘ku kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia dhe të shfuqizojë Srpskan’. Kjo është e saktë. Tregimi këtu është përdorimi i një termi racist për shqiptarët. Si pretendoni sovranitetin mbi një popullsi që është 90 për qind e njerëzve, të cilëve ju referoheni me një term racist?”, tha Serwer.

Ndryshe, Komiteti për Politkë të Jashtme të SHBA-së, ku kryesues ishte Eliot Engel, i ka rekomanduar demokratit që më shumë të merret me Ballkanin Perëndimor për shkak të ndikimit rus dhe kinez. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori