Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, vlerëson se takimi i Brukselit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është një sinjal pozitiv dhe se nga biseda e tyre e parë nuk duhej të kishte pritje të mëdha. Ai tha se një marrëveshje midis dy shteteve mund të arrihet brenda disa muajsh.
“Është për t’u lavdëruar që ndodhi [takimi], por nuk është mirë që ata duhet të flasin për njëri-tjetrin në një kontekst negativ. Kjo nuk kontribuon rezultatit përfundimtar, për çfarë do të duhej ata të ndryshojnë”, tha Server.
“Dialogu vazhdoi dhe ky ishte një takim brenda këtij procesi. Albin Kurti nuk ishte i përfshirë më parë në procesin me të cilin po përpiqet të njihet dhe të përcaktojë se si idetë e tij përshtaten në kontekst. Për presidentin Vuçiq, kjo është një histori e gjatë. E konsideron jetike për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian – një rrugë që është shumë e ngadaltë”, tha Serwer, për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe).
Në të njëjtën kohë profesori eksperti dhe profesori amerikan i Universitetit “John Hopkins” në Washington, potencon se gjatë takimit të Kurti-Vuçiq nuk ka vënë re detaje që do të tregonin se një zgjidhje e mosmarrëveshjes së të dy palëve është e mundur brenda disa muajsh.
“Unë nuk e kundërshtoj marrëveshjen dhe jam shumë pro saj. Por Presidenti Vuçiq e ka bërë të qartë se ai nuk është i gatshëm të ndërmarrë hapa të guximshëm, siç është njohja e pavarësisë së Kosovës para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Serbi. Unë e marr seriozisht. Ai e ka bërë këtë plotësisht të qartë. Kur bëhet fjalë për Albin Kurti – këtu ka disa pyetje. Çfarë mund të presë të fitojë nga e gjithë kjo? Do ta shtrojë këtë pyetje dhe do të kërkojë një përgjigje adekuate për të”, tha Serwer, duke qenë i bindur se Serbia dhe Kosova do të arrijnë një zgjidhje, transmeton Telegrafi.
“Pak kujt mund t’i kujtohet, por Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ishin në marrëdhënie të këqija për gati njëqind vjet pas lëvizjes revolucionare në Amerikë. Sot, konsiderohet se ato kultivojnë një nga miqësitë më të forta në botë. Sigurisht, se kjo [çështja mes Kosovës dhe Serbisë] do të zgjidhet”, thotë ai, duke theksuar se disa gjëra duhet të ndodhin para kësaj.
“Mendoj se shumë gjëra duhet të ndodhin para se arrihet deri te marrëveshja. Këtu veçmas mendoj në pranimin e Beogradit se e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën. Bëhet fjalë një humbje që nuk duhet të jetë e përhershme në kuptimin që në kufijtë e saj mund të fitojë miq. Ky do të jetë një plus i madh. Nuk pres kurrë më që Beogradi ta administrojë përsëri Kosovën. Për këtë nuk mund të flitet, por mendoj se ata mund të jenë vende miqësore dhe shpresoj kështu. Nuk ka asnjë logjikë që mes tyre të ketë konflikt diplomatik ose ushtarake”, thotë Serwer, duke shtuar se kjo nuk është në interesin e dy palëve [Kosovës dhe Serbisë]. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBuleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak