LAJMI I FUNDIT:

Serri: Rregullimi i konkurrencës vjen nga rregullimi i tregut të BE-së

Serri: Rregullimi i konkurrencës vjen nga rregullimi i tregut të BE-së

Në lansimin e konferencës me temën “Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më mirë”, zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Riccardo Serri tha se është iniciativa më e madhe e financiar nga BE për konkurrencë.

Ai tha se rregullimi i konkurrencës vjen nga rregullimi i tregut të BE-së për lëvizjen e lirë të mallrave.


“Konkurrenca është e mirë, rregullimi edhe më i mirë. Konkurrenca krijon rregulla për kompanitë për eliminimin e barrierave ose eliminimin e privilegjeve për kompanitë. Në Kosovë ka shumë punë për të bërë, për t’i dhënë të drejta të barabarta kompanive”, tha Serri.

Ndërsa, ministri i Financave Bedri Hamza tha se gjatë periudhës së fundit ka pasur progres në fushën e konkurrencës në kuadër të departamentit për konkurrence dhe të autoritetit të pavarur.

“Projekti do të mbështes përmbushjen e direktivave të BE. Kosova ka legjislacionin primar dhe është në hartim e sipër edhe të atij sekondar. Projekti do të forcojë kapacitetet funksionale dhe teknike. Ne do të jemi gjithmonë të hapur dhe transparent për ndihmën e BE-së”, tha ministri Hamza. Konferenca është duke i vazhduar punimet me panelistë të tjerë të fushës përkatëse dhe atyre të ekonomisë. /KP/