As sot nuk ka kaluar në parim projektbuxheti për vitin 2021 në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.
Në momentin e votimit të këtij projektbuxheti, deputetja nga Lista serbe, Verica Ceranciq braktisi mbledhjen dhe pamundësoi vendimmarrjen.
Ndërsa, komisioni arriti të miraton raportin vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2019.
Ndërsa, rritja e shpenzimeve për paga dhe për qiratë, si dhe për intervenimet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit(AKP), ka qenë shqetësuese për deputetët e opozitës gjatë shqyrtimit të raportit vjetor financiar për vitin 2019 në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.
Anëtari Bordit të AKP-së, Hajzer Salihu tha se AKP ka shpenzuar 93 përqind të buxhetit të tërësishëm prej mbi 8 milionë euro.
Kryetari i komisionit, Hekuran Murati ka kërkuar llogari për rritjen e pagave, sipas të cilit edhe ashtu janë të larta në AKP, dhe për shpenzimet e mëdha për qira prej 407 mijë euro në vit.
Deputeti Murati ngriti shqetësimin edhe për rritjen e shpenzimeve për paga dhe rritjen e numrit të punëtorëve.
Drejtori i AKP-së, Valon Tolaj duke iu përgjigjur deputetit Murati, tha se edhe sot AKP ka nevojë për staf shtesë, ndërsa sa i përket pagesës së qirasë, ai theksoi se AKP paguan qira për 11 lokacione në Kosovë.
Deputetja Yllëza Hoti nga VV ka kërkuar përgjigje për rritjen e shpenzimeve për internet, prej 11 mijë eurosh. Valon Tolaj tha se rritja e shpenzimit ose çmimit nuk ka ndodhë nga AKP, por është caktuar nga Autoriteti Qendror i Prokurimit(AQP).
Ndërsa deputeti nga AAK, Gazmend Abrashi ka përgëzuar menaxhmentin dhe bordin për kursimin e buxhetit rreth 800 mijë euro. Megjithatë, ai u shpreh i brengosur për zyrat e AKP, siç tha ai të pa përshtatshme, në një pronë sipas të cilit të komunës së Prishtinës.
Abrashi kërkoi nga menaxhmenti rrjedhën e procesit të privatizimit dhe për numrin e aseteve të pa privatizuara. Tolaj për këtë tha se gjatë gjithë vitit 2020, AKP nuk ka zhvilluar aktivitetin e saj të procesit të privatizimit si pasojë e vendimit të Qeverisë në fillim të vitit për ndaljen e privatizimit.
“Sa i përket zyrave në AKP, nuk ka kushte për punë. Ato baraka vetëm zyra nuk janë. Besoj që brenda dy muajve të ardhshme do të vendosem në një lokacion të ri tek ish-objekti i Rilindjes. Numri i asteve të pa shitura, janë 700 objekte dhe 30 mijë parcela”, tha ai.
Ndërsa, deputeti nga LDK, Fatmir Rexhepi ka mbështetur raportin financiar të AKP-së. Numri i zyrtarëve të punësuar në AKP është 257, përfshirë këtu edhe bordin prej tetë anëtarëve.
Pas diskutimit prej gati dy orësh, Komisioni ka votuar raportin financiar të AKP./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën