Një grup i personave të panjohur kanë hedhur ngjyrë mbi muralin kushtuar kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq që është vendosur në Beograd.
Murali, që ka pesë muaj që është vendosur në fasadën e një ndërtese në qendër të Beogradit, mëngjesin e 20 dhjetorit u pa se ishte lyer me ngjyrë të zezë. Po ashtu ishin hequr edhe flamujt të Serbisë, që kishin qenë të vendosur pranë muralit.
Ngjyrë është hedhur edhe mbi muralin kushtuar komandantit çetnik në Luftën e Dytë Botërore, Drazha Mihailloviq, që gjendet pranë muralit të Mlladiqit.
Personat që kanë hedhur ngjyrë ndaj muraleve nuk kanë lënë ndonjë mesazh.
Që prej se autorë të panjohur pikturuan portretin e Mlladiqit në korrik të këtij viti, i njëjti është ngjyrosur disa herë, por sërish brenda orësh është kthyer në gjendjen origjinale.
Kjo për faktin se murali është punuar me një llak të veçantë që mundëson që të pastrohet lehtë.
Përveç kësaj, grupe të krahut të djathtë janë organizuar dhe e kanë ruajtur muralin.
Komuna Vraçarit në Beograd, në territorin e së cilës gjendet ndërtesa ku është pikturuar murali i Mlladiqit, tha më 9 dhjetor se në përputhje me rregulloret në fuqi dhe me kërkesën e qiramarrësve të ndërtesës, e ka hequr muralin e Mlladiqit. Megjithatë, murali u rikthye për më pak se gjysmë orë.
Organizata Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut u përpoq që ta hiqte muralin e Mlladiqit më 9 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare kundër Fashizmit, por u pengua nga policia, e cila tha se ka mundësi që të ketë përplasje ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të protestës së thirrur po atë ditë.
Mlladiq, ish-komandant i ushtrisë serbe të Bosnjës, është dënuar nga Gjykata në Hagë me burgim të përjetshëm.
Ai është shpallur fajtor për gjenocid në Srebrenicë, persekutim, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, nga viti 1992 deri më 1995. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre