Sërish gjenden armë e pajisje ushtarake në veri, Sveçla ndan detaje

Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se “beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet”, duke bërë të ditur se edhe sot janë gjetur armë dhe pajisje ushtarake në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut.
Sveçla ka shkruar në Facebook se në këto lokacione janë sekuestruar armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa ka theksuar se kontrolli po vazhdon “cep më cep” dhe “pëllëmbë për pëllëmbë”.
“Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, ka shkruar ai, duke shpërndarë edhe një video./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































