LAJMI I FUNDIT:

Sërish Bitcoin arrin në nivelin e 50,000 dollarëve

Sërish Bitcoin arrin në nivelin e 50,000 dollarëve

Pas një rënie të theksuar brenda javës së kaluar, Bitcoin sërish i është rikthyer fitimeve.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me 50,457.15 dollarë.

Dy javë më parë, Bitcoin kishte arritur në vlerën e 58,354 dollarëve, ndërsa javën e fundit ishte zhvlerësuar me 15 mijë dollarë.

Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.

Vlera aktuale e kriptovalutës Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap

Kurse, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me rreziqet që paraqet Bitcoin për investitorët dhe për publikun.

Sipas Yellen, mbetet pikëpyetje në lidhje me legjitimitetin dhe stabilitetin e kriptovalutës.

Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.36 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin përbën mbi 60 për qind të tregut. /Telegrafi/