LAJMI I FUNDIT:

Seria e Samsung Galaxy Watch6 do të vijë me bateri më të mëdha se orët Watch5

Seria e Samsung Galaxy Watch6 do të vijë me bateri më të mëdha se orët Watch5

Seria në ardhje e orëve të mençura Galaxy Watch6 e Samsung pritet të prezantohet së bashku me pajisjet e palosshme të gjeneratës së ardhshme të kompanisë, e që ka shumë të ngjarë që kjo të bëhet në një event gjatë muajit gusht.

Ndërsa presim të vijë vera, tani kemi disa detaje të tjera rreth pajisjeve që do të përbëjnë serinë e orëve të mençura Watch6, por kjo me përjashtim të versionit Pro.


Ora Galaxy Watch6 do të ofrohet në dy madhësi, si dhe Galaxy Watch6 Classic. Falë një liste certifikimi nga një rregullator në Kinë, tani e dimë se këto do të ndajnë kapacitetet e baterive për madhësitë më të vogla dhe më të mëdha, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Që të dyja orët e mençura Galaxy Watch6 40mm dhe Galaxy Watch6 Classic 42mm do të kenë një bateri 300mAh, ndërsa dy versionet tjera Galaxy Watch6 44mm dhe Galaxy Watch6 Classic 46mm do të kenë një bateri 425mAh.

Rastësisht, të dyja këto kapacitete janë më të larta se të atyre baterive që pamë vitin e kaluar, kur Galaxy Watch5 kishte një kapacitet 284mAh për madhësinë 40mm dhe 410mAh për madhësinë 44mm.

Një informatë e bërë së fundmi pretendoi se Samsung do të rikthejë kornizën rrotulluese këtë vit duke spekuluar se kjo do të ndodhte për Galaxy Watch6 Pro, por që mund të shfaqet edhe në versionin Classic, dhe kështu korniza më e madhe është ndoshta ajo që shpjegon “kërcimin” në madhësi prej 2mm në krahasim me modelet e thjeshta. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Kalo në kategori