Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Oda e Mjekëve të Serbisë është duke bërë të pamundurën që të parandaloj anëtarësimin e OMK-së në Komitetin e Përhershëm të Mjekëve Evropian (Standing Committee of European Doctors- CPME).
OMK-ja ka theksuar se edhe pse është kërkuar tërheqja e aplikacionit për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar, OMK është e vendosur që këtë proces ta shtyjë deri në realizimin e anëtarësimit në CPME.
“Ndonëse OMK-ja i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara më dokumente juridike të brendshme të CPME-së, të konfirmuara edhe nga udhëheqja e CPME-së, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të OMK-së në këtë organizatë ndërkombëtare, Oda e Mjekëve të Serbisë në koordinim me Qeverinë e Serbisë, është duke u përpjekur të pamundësojë anëtarësimin e OMK-së në CPME”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar me organizata simotra, Oda e Mjekëve të Kosovës muaj më parë ka parashtruar aplikacionin për anëtarësim në Komitetin e Përhershëm e Mjekëve Evropian (Standing Committee of European Doctors – CPME). Me qëllim të përcjelljes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të CPME-së, Kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu dhe nënkryetari i OMK-së dr, Naser Gjonbalaj, do të marrin pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme t¢ë CPME-së, që do të mbahet me datë 10-11 nëntor 2018, në Gjeneve të Zvicrës.
Ndonëse OMK-ja i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara me dokumente juridike të brendshme të CPME-së, të konfirmuara edhe nga udhëheqja e CPME-së, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të OMK-së në këtë organizatë ndërkombëtare, Oda e Mjekëve të Serbisë në koordinim me Qeverinë e Serbisë, është duke u përpjekur të pamundësojë anëtarësimin e OMK-së në CPME. Ndonëse qëllimi dhe misioni i kësaj organizate ndërkombëtare është apolitik, profesional, filantropik dhe edukativ, shteti serb është duke u angazhuar që me ¢do kusht të ndalojë anëtarësimin e OMK-së, si përfaqësuese e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar.
Për ti sinkronizuar veprimet joformale, Oda e Mjekëve të Serbisë me datë 7 nëntor 2018 i është drejtuar përfaqësuesve të lartë të CPME-së dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të CPME-së, me kërkesën gë shqyrtimi i aplikacionit te OMK-së të mos shqyrtohet fare në këtë fazë të dialogut pra te shtyhet pas zgjidhjes përfundimtare të problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në letrën tille, e cila shihet se është korresponduar mirë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, është shprehur tendenca që Republika e Kosovës të trajtohet si territor pa status te definuar dhe se statusi i jashtëm politik i Kosovës e pamundëson anëtarësimin e saj në këtë organizatë ndërkombëtare, duke u fokusuar në anëtarësimin e Kosovës në OKB .
Në përgjigje të një veprimi të tillë tendencioz, Kryetari i OMK-së, dr.Pleurat Sejdiu, i është drejtuar Presidentit të CPME-së, përfaqësuesve të Asamblesë së Përgjithshme dhe Sekretares së Përgjithshme të CPME-së, mbi pretendimet sabotuese të Odës së Mjekëve të Serbisë. Në këtë letër është bërë me dije se, edhe pse në procesin e bisedimeve të deritanishme, Kosova dhe Serbia kanë marr obligime që mos të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe nismat regjionale, sjellja e Odës së Mjekëve të Serbisë shpërfaqë politikën e jashtme të Serbisë, tanimë të identifikuar si armiqësore dhe qëllim keqe ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj zotimeve të marta pata institucioneve të BE.
Ndonëse është kërkuar tërheqja e aplikacionit për anëtarësim të Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar, OMK është e vendosur që këtë proces ta shtyjë deri në realizimin e anëtarësimit në CPME.
Me këtë rast shfrytëzojmë rastin që ta falënderojmë Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zvicër, Konsullit të Përgjithshëm z Ramadan Avdiut, Konsullit z. Benjamin Nikoliqi, të cilët kanë bere përpjekje të plota gë ta ndihmojë OMK-në në realizimin e objektivave të ligjshme. Po ashtu falënderojmë zyrtarët e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, për përkrahjen e dhënë gjatë angazhimit tonë në këtë proces.
Të vendosur që të mbrojmë dinjitetin e shtetit tonë, e po ashtu edhe komunitetit tonë profesional, jemi të bindur se OMK-ja do të jetë përfaqësuese e Republikës së Kosovës në CPME, si rezultat 1 votimit nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të CPE-së, që do të mbahet me datë 10 nëntor, ne Gjenevë të Zvicrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe