LAJMI I FUNDIT:

Serbia s’ia doli të na vrasë optimizmin, shqiptarët po: Na topitën!

Serbia s’ia doli të na vrasë optimizmin, shqiptarët po: Na topitën!

Më akuzuan se jam pesimist, se po shoh veç zi.

E mbrojta veten se kjo nuk është e vërtetë dhe se gjithë jetën kisha qenë optimist.


Realisht, kohëve të fundit optimizmi im është topitur, është mpirë.

Le ta shpjegoj më mirë:

Në filmin “Braveheart’ me Mel Gibsonin, kur kryeprotagonisti (William Wallace) e sheh se beteja është e humbur, në një çmenduri dëshpërimi, lëshohet me kalin e tij, në ndjekje të mbretit anglez dhe një fisniku skocez që i maskuar ishte rreshtuar me anglezët.

Kur u afrohet, skocezi me maskën e hekurt ndalet për dyluftim.

Mirëpo, edhe pse shpërthen nga energjia e mllefi i hakmarrjes për tradhti, sapo ia heq maskën, Wallace lëshohet, mpihet, ndalet, çdo fuqi e lë dhe këputet përdhe.

Çdo forcë, çdo dëshirë, çdo shpresë iu fashit, iu topit trimit legjendar skocez.

Çfarë kishte ndodhur?

***

– Kam qenë 16 vjeçar kur babai e axha patën mbetë pa punë, e 15 anëtarë pa t’ardhura, po isha optimist;

– Vëllau im i vetëm u pat helmu më 1990, po isha optimist;

– Fill pas kësaj, vëllau u dasht me ikë jashtë (tetë vjet pa e pa shtëpinë), po isha optimist;

– S’mujta me kry as shkollë t’mesme qysh duhet e as fakultet prej serbëve, po isha optimist;

– Vuajtje, frikë e pasiguri, po isha optimist;

– Ia krisi lufta, po isha optimist;

– Më 26 shtator 1998, ma vranë motrën e madhe, 28 vjeçe, djalin e saj dyvjeçar, burrin e saj 31-vjeçar, po s’arritën t’ma vrasin optimizmin;

– Më 30 prill 1999, ma vranë të vetmin axhë, 44 vjeç, po jo optimizmin;

– Më 6 maj 1999, ma vranë gjyshin (85 vjeç), gjyshen (83) dhe çikën e dajës 21 vjeçe, po nuk mundën me ma vra optimizmin;

– Serbët ma kanë vra shokun e shpirtit, m’i kanë vra 11 kushëri e 14 nxënës, fytyrat e të cilëve ende i shoh e i kujtoj, po gjithmonë kam qenë optimist;

– Krejt rinia m’ka shku hallakamë kështu, po gjithmonë kam qenë optimist.

Gjithmonë!

***

Wallace u fishk, u mpi, u topit, e la çdo forcë kur pa se skocezët u tradhtuan nga udhëheqësit e tyre.

Madje, Wallace shembet përdhe kur sheh se edhe ai, në të cilin kishte besuar më shumë (Robert the Bruce), e kishte tradhtuar.

Njerëz, Kosova është tradhtuar (nuk àsht e thane në kuptimin klasik të fjalës).

Është tradhtuar dhe është lënë n’lloq nga udhëheqësit e saj.

Prandaj, jemi zhgënjyer.

Prandaj jemi topitur.

Prandaj, jemi mpirë.

Prandaj, jo që na është zhdukur, por shpresa dhe optimizmi na janë topitur.

Dhe, besoj se kështu ndjehen shumë nga ne!

Dhe, kështu do të jetë derisa të dalë një lider që na e kthen shpresën.

Me këta që i kemi, pozitë e opozitë, do të rrënohemi edhe më!

Edhe më!

Në trend

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori