LAJMI I FUNDIT:

Serbia po mobilizion rezervistët në Kosovë, a po synohet të krijohet panik dhe acarim te qytetarët serbë?

Serbia po mobilizion rezervistët në Kosovë, a po synohet të krijohet panik dhe acarim te qytetarët serbë?

Shteti i Serbisë ka ftuar qytetarët serbë të Kosovës të mobilizohen, në rast të ndonjë konflikti, pas situatës së krijuar në Ukrainë.

Kjo është e konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtes, ndërsa opozita ka thënë se qëllimi i Serbisë është që t’i nxisë qytetarët serbë në Kosovë.


Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë se kanë informacione se Serbia po i fton që të mobilizohen rezervistët.

“Ne kemi të dhëna të shumta që Serbia është duke përgatitur rezervën, është duke e ftuar për ta mobilizuar. Kjo ka qenë gjithnjë, por e bën edhe në një mënyrë për të krijuar një panik për të krijuar një situatë e cila mund të ndikojë”, tha Syla për RTV Dukagjinin.

Në lidhje me këto informacione nuk ka pranuar të komentojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Në lidhje me këtë kanë folur edhe nga opozita në Kosovë.

Hysen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se një veprim i tillë nga Beogradi ka për synim acarimin e pakicës serbe në Kosovë.

“Skenari i qeverisë serbe për thirrjen e tyre në mobilizim, në ushtrinë e Serbisë duke e ditur që janë qytetarë të Kosovës dhe e kanë shtet primar Kosovën, ka për synim edhe acarimin e qytetarëve serbë, me këtë provokimin emocional të mobilizimit, krijimin gjoja të pasigurisë dhe ngritjen e tyre në revoltë, se gjoja shteti i Kosovës tash po i pengon”, tha Berisha.

Ndërkaq, një mesazh për palën serbe e pati edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

“Ne jemi vend i pavarur, synojmë anëtarësim në NATO, jemi në vendin tonë, kush do me ia msy, këtu jemi”, tha Tahiri.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, njëra ndër arsyet pse është formuar edhe Fondi për FSK-së, është edhe rreziku që mund t’i kanoset Kosovës nga Serbia. /Telegrafi/RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori