LAJMI I FUNDIT:

Serbia ndërton ilegalisht shtëpi në veri të Kosovës, shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar nga Mitrovica në pritje prej vitesh

Serbia ndërton ilegalisht shtëpi në veri të Kosovës, shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar nga Mitrovica në pritje prej vitesh

Në Zveçan, komunë kjo e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, në një sipërfaqe prej 15 hektarësh, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe janë duke e përfunduar ndërtimin e 300 njësive banesore në kuadër të vendbanimit “Lugina e Diellit”.

Projekti i financuar nga Qeveria e Serbisë tashmë ka marrë formën që ishte në letër.

Punimet u kryen nga kompani shqiptare dhe lagjja pritet që së shpejti të bëhet edhe me banorë.

Ndryshe nga shtëpitë, objektet banesore tashmë janë mbushur me banorë.

Mirëpo pos pjesëtarëve të lagjes, futja në të për qytetarët tjerë është e ndaluar, raporton RTV Dukagjini.

Ky nuk është projekti i vetëm në Kosovës që financohet nga Serbia.

Viteve të fundit investimet nga Serbia janë shtuar.

Megjithatë Qeveria e Serbisë për këto ndërtime asnjëherë nuk ka marrë leje nga institucionet e Kosovës.

“Ju informojmë se deri më tani MMPH deri më tani nuk ka pranuar asnjë aplikim për leje apo pëlqim për ndërtime të financuara nga Qeveria e Serbisë në komunat e veriut të Kosovës. Rrjedhimisht deri më tani nuk është lëshuar asnjë leje ndërtimore për objekte të kategorisë së III (për të cilat është përgjegjëse) në komunat e veriut të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit.

Nga Ministria nuk tregojnë se cili është plani për këto ndërtime pa laje në Zveçan.

Inxhinier Faruk Mujka që është edhe asamblist i Vetëvendosjes në Mitrovicë thotë se këto ndërtime nga Serbia filluan të shtohen me themelimin e komunës së Mitrovicës së Veriut, përcjell Telegrafi.

“Kjo është problematikë shumë e vjetër por që ka marrë krahë në vitin 2013 kur ka filluar të funksionojë komuna veriore. Për fat të keq vetëm në Lagjen e Boshnjakëve kemi të ndërtuar rreth 40 ndërtesa të tilla derisa kanë qenë të ndërtohen edhe 25 tjera por që kanë stagnuar për shkak të coronavirusit”, tha Mujka.

Qeveria e Kosovës kishte filluar disa vite më parë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve të shpërngulur nga Mitrovica për shkak të luftës së fundit, megjithatë ky projekt ka disa vite që ka stagnuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori