Derisa “Trepça” në veri të Kosovës nuk përballet me probleme të mëdha, pasi që shteti i Serbisë investon edhe me mjete buxhetore edhe me kuadër profesional, sa herë që ajo ndodhet në krizë, “Trepça” në jug përballet me vështirësi të mëdha dhe ndodhet buzë falimentimit, për shkak se shteti i Kosovës nuk investon asnjë cent
Gjiganti kosovar “Trepça” i ndarë në dy pjesë dhe i cili menaxhohet edhe nga serbët edhe nga shqiptarët, dikur ka punësuar një numër të madh të punëtorëve, ndërkohë tani, 17 vjet pas përfundimit të luftës, ndodhet buzë falimentimit.
Fjala “falimentim”, mbase nuk vlen për “Trepçën” në veri, e cila menaxhohet nga Jovan Dimkiq, pasi që, siç ka thënë ai, sa herë që “Trepça” ndodhet në krizë, atëherë është shteti i Serbisë, i cili ndërhyn për të financuar edhe me mjete buxhetore e edhe me kuadër profesional.
“Trepça” në veri ka të punësuar 1100 punëtorë të rregullt, ndërsa edhe një numër tjetër, të cilët ata i quajnë punëtorë rezervë paguhen nga të ardhurat që realizon kombinati. Nga xehja që eksploatohet në veri, siç e thonë serbët publikisht, jo vetëm që përfitojnë serbët e pjesës veriore të Kosovës, por edhe vetë shteti i Serbisë.
Drejtori i “Trepçës – Veri”, Jovan Dimkiq, u ka thënë medieve serbe se kombinati afaron pozitivisht dhe se pagat e punëtorëve sigurohen me kohë nga mjetet që sigurohen me transportin e xehes së plumbit dhe të zinkut, nga dy minierat, “Bello Berdo” dhe “Crnac”. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe