LAJMI I FUNDIT:

Serbia dhe Bullgaria nisin luftën diplomatike shkaku i Kosovës

Serbia dhe Bullgaria nisin luftën diplomatike shkaku i Kosovës

Deklarata e kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, nuk mund të përfaqësojë qëndrimin e shtetit të tij, Spanjës, lidhur me Kosovën, por ai duhet të respektojnë qëndrimin e tërë Bashkimit Evropian lidhur me pavarësinë e Kosovës, ka shkaktuar reagime të ashpra në të dy shtetet [Serbi dhe Bulgari].

Ishte ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili tha se qëndrimi i BE-së nuk është se Kosova është e pavarur dhe se kryeministri bullgar, Borissov,  i cili thotë se Kosova është e pavarur, duhet të respektojë këtë qëndrim, e jo t’i japë ​​leksione shefit të ri të diplomacisë së BE-së, Josep Borell.


“Boyko, duhet të respektosh qëndrimin e BE-së, e jo t’i japësh leksion Borellit. Në çfarë ngjanë kjo, kjo është e neveritshme. Më së shumti më nervozon hipokrizia,  mjaft më me këto. Të mos flas se ka marrë dekoratë nga ne [Borisov]”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.

Daçiqin e ka nervozuar deklarata e kryeministrit bullgar lidhur me Kosovën
Lexo po ashtu Daçiqin e ka nervozuar deklarata e kryeministrit bullgar lidhur me Kosovën

Siç raporton gazeta serbe “Blic”, pas deklaratave të zyrtarëve të dy vendeve, çështja ka shkuar edhe  një hap më tej. Kështu që ambasadori serb në Sofje është ftuar në një takim në Ministrinë Bullgare të Punëve të Jashtme të hënën, me urdhër të ministres bullgare Ekaterina Zakarias. Ambasadori është ftuar për shkak të komenteve të Ministrit Daçiq në adresë të kryeministrit bullgar Boyko Borissov.

Vetëm disa orë më vonë në të njëjtën mënyrë është kundërpërgjigjur diplomacia serbe, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cilitha se me urdhër të tij i ngarkuari me punë i Bullgarisë është thirrur në bisedë në Ministrinë e Jashtme,  në lidhje me deklaratën e kryeministrit Borissov.

Haradinaj falënderon kryeministrin bullgar për qëndrimin parimor ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Haradinaj falënderon kryeministrin bullgar për qëndrimin parimor ndaj Kosovës

“Serbia dhe Bullgaria si një vend fqinj dëshiron të ketë marrëdhënie të mira, miqësore dhe aleate, që nënkupton një nivel të lartë të mirëkuptimit për interesat më të rëndësishme të dy vendeve dhe dy popujve. Siç ne kemi mirëkuptim për çështje të identitetit nacional bullgar, gjithashtu presim mirëkuptim për rëndësinë e çështjes së Kosovës për popullin serb. Kjo deklaratë e kryeministrit bullgar, nuk ka të bëjë me kuotat për peshkim, apo cilësinë e djathit serb në negociatat me Bashkimin Evropian, por është e lidhur me çështjen e integritetit territorial të Serbisë”, tha Daçiq në një deklaratë për mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Siç theksoi ai, deklaratat e tilla duhet të jenë precize, “sepse nuk është e vërtetë se i gjithë Bashkimi Evropian ka qëndrim unik dhe të përbashkët për pavarësinë e Kosovës”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka falënderuar sot kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, për qëndrimin parimor ndaj Kosovës dhe të drejtës për të qenë pjesë e familjes evropiane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori