LAJMI I FUNDIT:

Daçiqin e ka nervozuar deklarata e kryeministrit bullgar lidhur me Kosovën

Daçiqin e ka nervozuar deklarata e kryeministrit bullgar lidhur me Kosovën

Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e ka nervozuar deklarata e kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borissov, i cili i ka kërkuar shefit të ri të diplomacisë evropiane, Josep Borell, që të përfaqësojë qëndrimin e gjithë BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe jo Spanjën, shtetin nga i cili vjen ai në këtë post. Kryediplomati serb gjithashtu tha se SHBA janë duke u përgatitur propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës,

Shefi i diplomacisë serbe, siç shkruan gazeta serbe “Danas”, përcjell Telegrafi, ka porositur kryeministrin bullgar Bojko Borisov që të respektojë qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe jo t’i mbajë leksione shefit të sapozgjedhur të diplomacisë evropiane, Josep Borell.


Duke reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit bullgar, Daçiq ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian është se “Kosova nuk është e pavarur.”

“Boyko, duhet të respektosh qëndrimin e BE-së, e jo t’i japësh leksion Borellit. Në çfarë ngjanë kjo, kjo është e neveritshme. Më së shumti më nervozon hipokrizia,  mjaft më me këto. Të mos flas se ka fituar dekoratë nga ne [Borisov]”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.

Shefi i diplomacisë serbe tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila, ndër të tjera, nënkupton se Beogradi duhet të ndërpres aktivitetet e lobimit për tërheqjet e njohjes së Kosovës, kurse  Prishtina të heqë taksën ndaj importit të mallrave serbe.

“Nëse Prishtina ndalon lobimin për pavarësi, ne do të ndalojmë lobimin për tërheqjen e njohjeve, por kjo nuk do të ndodhë. Ata duan që ne të bëjmë diçka që Prishtina ta heq taksën. Ne duam dialog, por jo me taksa, ato duhet të hiqen në mënyrë që dialogu të vazhdojë”, tha ministri.

Ai vlerësoi se zyrtarët e BE po veprojnë si ‘tibetianët e mençur”, të cilët “vazhdimisht i tolerojnë aktet dhe provokimet e njëanshme të Prishtinës, qëllimi i së cilës, siç tha ai, është ta bëjnë “dialogun pa fund”.

“Ne nuk e dimë se çfarë është gjëja tjetër që mund të shpikin në Prishtinë, në mënyrë që të mos ketë kompromis, por ajo që ata mendojnë se është e lejuar të bëjnë është ta harrojë atë”, tha Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori