LAJMI I FUNDIT:

Serbia i ankohet Bidenit për rekomandimet e Engelit për Kosovën

Serbia i ankohet Bidenit për rekomandimet e Engelit për Kosovën

Drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë në Serbi, Orhan Dragash, i ka shkruar një letër presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, ku i ankohet për rekomandimet e fundit të kongresmenit Eliot Engel lidhur me Kosovën.

“Kongresmeni Engel zgjodhi Kosovën si temë diskutimi, si një prej çështjeve më të rëndësishme në Ballkan, pasi ai e ka mision politik Kosovën. Për këtë, në Kosovë është edhe një rrugë me emrin e tij, si një përkrahës i pavarësisë së Kosovës’, thuhet në letër, shkruan Vecernje Novosti.


“Sidoqoftë, rekomandimet e Engel për Kosovën si mision politik, në përfundim të mandatit të tij, nuk janë rekomandime të mira për politikën e ardhshme të jashtme amerikane në Ballkan, e sidomos në Kosovë. Me gjithë respektin për ekspertizën dhe reputacionin e pjesëmarrësve që paraqitën pikëpamjet e tyre, shpresoj se ju pajtoheni se është një periudhë e hershme për të vendosur lidhur me politikën e ardhshme të jashtme në Ballkan dhe nuk bëhet në mënyrë të atillë përplot konfrontimesh dhe prapa shpinës tonë. Shpresoj se ju do të pajtoheni se pozicionet e pandryshueshme nuk mund të ndihmojnë situatën, sidomos të ardhmen, një e ardhme që do të jetë e karakterizuar me bashkëpunim mes SHBA-së dhe Ballkanit, një periudhë e cila pothuajse ka filluar”, thuhet tutje në letër.

“Këshillat e profesorit Server dhe të Bugajskit se qëllimi amerikan duhet të jetë drejtimi në njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i mirë. Nëse do të ishte kaq e thjeshtë pavarësia e Kosovës, kjo çështje nuk do të zgjaste kaq shumë. Prandaj, është ende në tavolinë, e hapur dhe që pret për një zgjidhje të re. Amerika po punon për të gjetur një zgjidhje dhe kjo është e mirëseardhur si nga Beogradi po ashtu edhe nga Prishtina. Fatkeqësisht, profesori Server është ende një avokat i taksës së Kosovës ndaj Serbisë dhe kjo ka shkurtuar kapacitetet negocuese midis Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet tutje në letër, përkthen Periskopi.

Ashtu siç keni deklaruar gjatë vizitës tuaj në Beograd gjatë vitit 2016 dhe në bisedimet me atëherë kryeministrin e tani presidentin Aleksandër Vuçiq:’Serbia është e suksesshme, në historinë tonë të gjatë gjërat nganjëherë nuk shkuan mirë, por jam i lumtur se tani kemi filluar një kapitull të ri në respektin e ndërsjellë”. Po ua kujtojmë këtë, sepse po atë ditë, ju keni shprehur edhe keqardhjen për viktimat e bombardimeve të NATO-së, gjë që ishte mjaft prekëse dhe një gjest i madh nga ana juaj. Në historinë tonë të përbashkët 140 vjeçare, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë aleatë të fortë dhe krah njëra-tjetrës në luftëra. Të dy vendet tona janë të gatshme për të forcuar aleancën, pas një periudhe konfrontimi gjatë dy dekadave të fundit. Tani është mundësia më e mirë për ta bërë këtë. Ju vetëm duhet të ndiqni besimin tuaj dhe përgjegjësinë shtetërore, për një Ballkan dhe Serbinë si dhe t’i lëmë anash raportet e ngrira të së kaluarës, raporte të cilat – së bashku – duam t’i ndërtojmë në në të ardhmen”, thuhet tutje në letër.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori