LAJMI I FUNDIT:

Serbi i arrestuar në Bërnjak, dyshohet për disa vepra penale

Serbi i arrestuar në Bërnjak, dyshohet për disa vepra penale

Shtetasi i Kosovës, i nacionalitetit serb, i arrestuar sot në Bërnjak, është i dyshuar për shumë vepra penale, ndër to edhe për vrasje në tentativë.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se si rezultat i angazhimit policor arrestohet personi i dyshuar i cili ishte në kërkim policor.


“Sot me datën 13.04.2024 në Bërnjak, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (S. S. viti i lindjes 1985), me vendbanim në Zveçan të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, personi i dyshuar, tanimë i arrestuar nga Policia e Kosovës, është i dyshuar për disa vepra penale si: ‘vrasje e rëndë në tentativë’, ‘sulm ndaj personit zyrtar’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’, ‘thirrje për rezistencë, pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm, asgjësim apo dëmtim i pronës’ etj, të cilat dyshohet se i ka kryer gjatë vitit 2021, transmeton Telegrafi.

Arrestohet një serb në Bërnjak për veprën penale “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”
Lexo po ashtu Arrestohet një serb në Bërnjak për veprën penale “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”

“Këto veprime të dyshimta kriminale nuk janë protesta paqësore siç pretendohet e raportohet gabimisht. Të gjitha veprimet janë  realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, me autorizim të së cilës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet në njoftim, duke shtuar se Policia vazhdon të zbatojë ligjin dhe të ofrojë mbrojtje e siguri për të gjithë qytetarët pa dallim. /Telegrafi/