LAJMI I FUNDIT:

Serbi i akuzuar për krime lufte në gjykatë–flasin mbrojtja dhe prokuroria

Serbi i akuzuar për krime lufte në gjykatë–flasin mbrojtja dhe prokuroria

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, prokuroria dhe mbrojtja kanë paraqitur deklaratat  hyrëse në rastin kundër Zoran Vukotiq nga Vushtrria i cili akuzohet se në fillim të majit të vitit 1999 në Kosovë ka kryer krime lufte.

Vukotiq është një ish-anëtar i forcave të policisë rezervë të Serbisë, dhe dyshohet se ka kryer krime lufte kundër civilëve në burgun e Smrekovnicës fshatin Studime afër Vushtrrisë në mes të 2 dhe 3 maj 1999.


Në seancën e sotme, prokurori publik dhe mbrojtja i dhanë vërejtjet hyrëse dhe gjykimi vazhdon nesër duke dëgjuar dëshmitarin e parë, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.

Avokati i Vukotiq, Nebojsha Vlajiq, tha për Radio Kontakt se gjyqi do të zgjasë disa muaj dhe se prokurori publik pret që të gjithë dëshmitarët të merren në pyetje  para fundit të këtij viti.

Vukotiq u arrestua më 10 maj të vitit 2016, në Nikshiq bazuar në një urdhër-arrest të EULEX-it, ndërsa drejtësisë kosovare iu dorëzua në fund të vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori