Prishtina gjatë ditës së diel e zhvilloi një ndeshje miqësore me ekipin zviceran Koniz, të cilin e mposhti me rezultat minimal 1-0, por kjo fitore e humbi shijen e saj kur në mbrëmje u sulmua gazetari i bardhekaltërve nga disa huligan serb, që besohet se ishin tifozë të Young Boys.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:15, në qendër të Bernit. Avniu kishte të veshur një maicë me logon e klubit të Prishtinës dhe për këtë ka rënë në sytë e 10 huliganëve serbë të cilët e kanë sulmuar.


Burimet e Telegrafit thonë se ai ishte i shoqëruar nga tre futbollistë të Prishtinës të cilët nuk u preken nga huliganët, por vetëm gazetari ka pësuar një lëndim të vogël në dorë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app