LAJMI I FUNDIT:

“Sepse hormonet kanë rëndësi” – Klinika e Endokrinologjisë në QKUK me mesazh sensibilizimi në Ditën Evropiane të Hormoneve

Dita Evropiane e Hormoneve (Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj Telegrafi)

Sot (e hënë) më 15 maj shënohet Dita Evropiane e Hormoneve.

Kjo është dita e dytë e dedikuar e ndërgjegjësimit për hormonet e organizuar nga Shoqata Evropiane e Endokrinologjisë (ESE) dhe Fondacioni Evropian i Hormoneve dhe Metabolizmit (ESE Foundation).

Qëllimi i shënimit të kësaj dite është të bashkojë komunitetin endokrin evropian për të rritur ndërgjegjësimin për rolin e rëndësishëm të hormoneve në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit të mirë.

Logoja zyrtare e Ditës Evropiane të Hormoneve

Shumë njerëz kanë një ide themelore se çfarë janë hormonet, por nuk e kuptojnë plotësisht se sa të rëndësishme janë ato për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Dita Evropiane e Hormoneve është një ditë për të vënë në qendër të vëmendjes shëndetin endokrin – #sepsehormonetkanërëndësi.

Klinika e Endokrinologjisë në QKUK (Foto: Telegrafi)

Është gjithashtu një mundësi për të krijuar lidhje midis palëve të interesuara endokrine dhe për të bërë një thirrje kolektive për ndryshim rreth mënyrës sesi trajtohen hormonet dhe sëmundjet e lidhura me endokrininë në politikat publike në të gjithë Evropën.

E një ditë e tillë po shënohet edhe në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Telegrafi vizitoi reportin endokrinologjik në QKUK, ku drejtoresha e klinikës endokrinologjike dhe specializantët që pritet të jenë endokrinologët e ardhshëm, dhanë nga një mesazh ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e njohurive mbi hormonet dhe diabetin në përgjithësi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori