LAJMI I FUNDIT:

Senatori amerikan: Vuçiq e di se marrëveshja me Kosovën do të jetë e dhimbshme

Senatori amerikan: Vuçiq e di se marrëveshja me Kosovën do të jetë e dhimbshme

Senatori amerikan, Ron Johnson, ka thënë se beson që Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, dëshirojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Johnson kështu ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës, edicioni në serbisht, duke shtuar se Thaçi dhe Vuçiqi kanë vullnet të mirë për të zgjidhur problemin, por në të njëjtën kohë janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndë.

Aktualisht Johnson është Kryetar i Nën-komisionit për Evropë dhe bashkëpunim rajonal për siguri në Komitetin e Senatit për Punët e Jashtme.

“Ajo që do të doja nga të dyja palët të kuptojnë është kjo: keni ngritur taksat, e keni kthyer vëmendjen e publikut, por tani duhet të ecni përpara dhe të angazhoheni seriozisht në zgjidhjen e këtij problemi të vjetër – në mënyrë që Kosova të jetë e njohur dhe në mënyrë që të arrijmë deri tek zgjidhja paqësore”, ka thënë Jonson, transmeton Klan Kosova.

“E kuptoj se është politikisht e vështirë për presidentin Vuçiq. Ai duhet t’u tregojë qytetarëve të Serbisë se edhe Kosova i ka bërë disa lëshime. Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë s’ka qenë aspak popullore politikisht në asnjërin nga vendet, por liderët ishin të guximshëm – dhe mendoj se e njëjta situatë është me Vuçiqin e Thaçin”.

Johnson ka thënë se “nuk duhet të ketë vija të kuqe dhe as ide që s’duhen biseduar”. Ai ka shtuar se e kupton përse njerëzit shqetësohen nga korrigjimi i kufijve për shkak të efektit domino.

“Por në fund të fundit, gjithçka është në dorën e liderëve dhe qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës për të gjetur zgjidhje të cilat Amerika dhe Evropa duhet t’i mbështesin”, ka thënë Johnson.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori