LAJMI I FUNDIT:

Senatorët amerikanë kërkojnë që Kosova dhe Serbia të pajtohen për planin e zbatimit të Marrëveshjes

Senatorët amerikanë kërkojnë që Kosova dhe Serbia të pajtohen për planin e zbatimit të Marrëveshjes
(Foto: Reuters, AP)

Në një deklaratë të përbashkët, senatorët amerikanë të Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, kërkuan nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të pajtohen për planin e zbatimit të Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit mes dy vendeve.

Pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel, përfaqësuesit e Bashkimi Evropian, thanë se edhe Kosova, edhe Serbia e kanë pranuar tekstin, siç e quajnë ata, marrëveshje bazë, dhe pritet në vazhdim të diskutohet për planin e zbatimit të saj.


Senatorët, të cilët vizituan Kosovën dhe Serbinë në muajin prill të vitit të vitit të kaluar, uruan qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për “arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve”.

Marrëveshja pritet të zhbllokojë mundësitë për të dy vendet, duke përfshirë ndjekjen e rrugës së anëtarësimit në BE dhe integrimin ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thanë ata.

Kjo marrëveshje përfshin zotimin e Kosovës dhe Serbisë për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese, transmeton REL.

Senatorët theksuan gjithashtu implikimet e rëndësishme të marrëveshjes për Ballkanin Perëndimor, ku “ndikimi rus kërkon të minojë unitetin transatlantik“.

“Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit kanë implikime të rëndësishme për rajonin e Ballkanin Perëndimor, ku ne e dimë se [presidenti rus, Vladimir] Putini po kërkon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus”, thuhet në deklaratë.

Ky grup i senatorëve, i përbërë nga demokratët dhe republikanët Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts – që janë në krye të Nënkomitetit – dhe senatorët Thom Tillis, Chris Murphy, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen, u zotuan të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë “për të finalizuar aneksin e zbatimit dhe avancimin e prioriteteve që sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon“.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori