LAJMI I FUNDIT:

SEMINAR PËR EVP/CPD: AUDITIMI OPERATIV – Ndikimi i ndryshimeve pozitive të themeluara nga IIA Global

SEMINAR PËR EVP/CPD: AUDITIMI OPERATIV – Ndikimi i ndryshimeve pozitive të themeluara nga IIA Global

Më 26-27 dhjetor 2016, në Shkup do të mbahet seminari dinamik dhe interaktiv për auditim operativ.

IIA Global ofron një program dinamik që ka rezultuar me rezultate të shkëlqyeshme duke ju ndihmuar Auditorëve të Brendshëm që të realizojnë misionin e tyre në përgjithësi, të jenë Këshilltarë të besueshëm dhe të krijojnë vlerë të shtuar duke përmirësuar procesin e punës. Auditimi operativ e luan rolin kryesorë, duke e këshilluar menaxhmentin për të arritur rezultatet më të mira të punës.


Mjedisi i sotshëm i punës, asnjëherë më shumë nuk ka qenë më i mbushur me rreziqe të vërteta, ndryshime dhe parashikimi të cilat në të njëjtën kohë ofrojnë edhe mundësi të shkëlqyera për kompanitë me qëllim që të ri dizajnojnë strategji të veta dhe të arrijnë rritjen dhe zhvillimin e dëshiruar. Përbërësit e fshehur për sukses mbeten: cilësia, shpejtësia, vlera e pranuesit të shërbimeve, por formulën e fshehur për pranueshmëri praktike e kanë vetëm profesionistët me eksperiencë me njohuri dhe guxim të vërtetë.

Pjesëmarrësit do të mësojnë si të përdorin metoda të ndryshme, teknika, dhe shkathtësi për të mbledhur dhe analizuar informacionet dhe të dhënat operative, të identifikojnë shkaqet e çështjeve operative dhe ekspozimit të rreziqeve, të zhvillojnë zgjidhje për të ngritur performancën operative të aktiviteteve, proceseve dhe burimeve brenda organizatës.

Ky program dinamik dhe interaktiv i angazhon pjesëmarrësit nëpërmjet: këmbimit të informacioneve, fokus grupeve, dhe rasteve studimore simuluese.

APLIKO ONLINE: KËTU