LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Kemi në opsion edhe rrëzimin e Qeverisë me votat e Listës Serbe (Video)

Selmanaj: Kemi në opsion edhe rrëzimin e Qeverisë me votat e Listës Serbe (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që kjo Qeveri të rrëzohet me edhe votat e Listës serbe.

Selmanaj në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se prioritet për LDK-në, është që klasa politike të kuptojë që Kosova ka nevojë për një qeverisje tjetër, por sipas tij qëndron edhe logjika për bashkëpunim me Listën serbe.


“Ideja jonë është që të krijojmë situatën që kjo kulturë qeverisëse është e dëmshme për vendin dhe se vazhdimi i kësaj qeverie do t’i shkaktojë dëme të mëdha vendin. Logjika jonë thotë se këta aq shumë e pritën Listën serbe për formimin e Qeverisë, madje këta edhe rrëzuan Qeverinë Mustafa bashkë me votat e Listës Serbe. Atëherë pse të mos bëhemi bashkë edhe ne me Listën serbe për ta rrëzuar këtë qeveri”, tha ai.

Deputeti i LDK-së thotë se më e preferueshme do të ishte rrëzimi i Qeverisë në bashkëpunim me subjektet politike shqiptare, e më pas të ndërtojmë një qeveri që nuk do të varej nga Lista serbe dhe Beogradi.

“Ne do të bisedojmë me Listën serbe dhe nëse vota e tyre do të jetë determinuese, pse të mos e rrëzojmë këtë qeveri. Por ideja jonë është që të bisedojmë edhe me partitë politike që janë në pushtet që ne t’i japim fund kësaj krize politike dhe institucionale, dhe që Kosova të ketë një qeveri tjetër e që nuk do të varej nga Lista serbe dhe Beogradi”, tha Selmanaj.

Selmanaj thotë se “jemi në rrugë të mbarë” për të konkretizuar bisedimet për rrëzimin e Qeverisë.

“Për rrëzimin e Qeverisë më Lëvizjen Vetëvendosje kemi qenë në vijë të njëjtë, ndërsa përkundër që PSD ka sjellë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë, sjellja e tyre politike në Kuvendin e Kosovës në raport me Qeverinë lenë për të dyshuar nëse këta më të vërtet duan rrëzimin e qeverisë, por nënshkrimet e tyre i kemi dhe nuk mund të nxjerrim konkludime tjera. Në parim PSD-ja është për rrëzimin e Qeverisë”, tha ndër të tjera Selmanaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori