Selimi: Secili mars i shqiptarëve, mban ngjyrën e gjakut të Jasharajve

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka folur të mëdha për Komandantin e UÇK-së.
Postimi i plotë i Selimit në Facebook:
5 Mars 2016 Secili mars i shqiptarëve, tash e 18 vite, mban ngjyrën e gjakut të Jasharajve, ka aromën e barotit të pushkëve të luftës së Jasharajve dhe mbi qiellin e Prekazit mban kurorën e lavdisë së Jasharajve. Në themelet e asaj kalaje të Kombit rron e gjallë dhe e pavdekshme Ushtria Çlirimtare e Kosovës, rron i gjallë emri i Adem Jasharit. Aty Jasharajt janë të pavdekshëm. Aty u mboll Lira jonë. Aty ruhet secila shkronjë e Betimit të ushtarit të UÇK-së. Aty ruhet porosia për ne. Lavdi Jasharajve! Lavdi gjithë dëshmorëve të UÇK-së!
Nga
Telegrafi
05/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































