LAJMI I FUNDIT:

Selimi i reagon Vitisë: Ministër a Prishtinën a vaksinën? 

Selimi i reagon Vitisë: Ministër a Prishtinën a vaksinën? 

Ish ministri i drejtësisë Selim Selim ka reaguar për gjendjen e rënduar nga Covid-19.

Përmes një shkrimi në Facebook, bëri thirrje që të vaksionohen qytetarët në masë dhe të shtojnë më shumë pika të vaksinimit.


Tutje ka akuzuar Qeverinë dhe për keqmenaxhimin e pandemisë.

“Shfrenimi i Qeverisë Kurti, duke e injoruar vaksinimin e qytetarëve, po sjell pasoja katastrofale për qytetarët tanë. 36 qytetarë humbën jetën sot dhe dhjetëra të tjerë gjatë ditëve të fundit. Kjo gjendje kërkon reagim dhe mobilizim të përgjithshëm, e jo shkurtime buxhetore për mantilbardhët. Qeveria të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të mjekëve dhe teknikëve me njësi mobile që të përshpejtohet procesi i vaksinimit”, tha ai.

Tutje theksoi se prioritet mbi prioritetet duhet të jetë trajtimi i dinjitetshëm i mantilbardhëve dhe sigurimi i vaksinave, e jo të pritet lëmoshë në kohën kur per çdo ditë na vdesin me dhjetëra qytetarë.

Sipas tij, ministri i Shëndetësisë s’mundet ta fajësojë popullin për mosvaksinim, pasi thotë se ai e din se ka përgjegjësi morale e juridike në këtë rast.

Në fund ka pyetur ministrin Arben Vitia a Prishtinën a vaksinën?

“Shembujt e një organizimi të mirëfilltë ka mundur t’i marrë në shtetet që e kanë kryer me sukses vaksinimin e jo krejt Kryeqyteti me një pikë vaksinimi. Shto këtu edhe vonesën dhe mungesën e vaksinave. Ministër a Prishtinën a vaksinën”, ka shkruar Selimi”, shkroi Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori