LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Nuk po mund të gjejnë gabime tjera te Vetëvendosje e po “kapen” të deklaratat e Shkelzen Gashit

Selimi: Nuk po mund të gjejnë gabime tjera te Vetëvendosje e po “kapen” të deklaratat e Shkelzen Gashit

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka kritikuar ata që merren me rastin e Shkelzen Gashit pasi sipas tij “nuk po kanë ku të kapen”.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të tregojnë zërin e tyre deri tash për shkak të pandemisë.


“Sot kishte një manifestim që me kanë bërë krenarë, pasi treguan se qytetarët janë shumë më të mirë se shumë politikanë që i bëjnë dëm interesave të qytetarëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka folur edhe për intervistën e mbrëmshme të Presidentit Thaçi.

“Mbrëmë ai [Thaçi] konsumoi veprën penale të shpifjes pas shpifi terma që nuk janë thënë siç ishte termi “UÇK terroriste”. Sa i përket deklarimit të Shkelzen Gashit, kjo temë i takon të kaluarës pasi eprori i tij e ka shkarkuar”.

Selimi: Vetëvendosje nuk pranon ndonjë afat nga Kushtetuesja që nuk është i shënuar në Kushtetutë
Lexo po ashtu Selimi: Vetëvendosje nuk pranon ndonjë afat nga Kushtetuesja që nuk është i shënuar në Kushtetutë

Selimi thotë se oponentët e LVV-së vazhdimisht merren me deklaratat e Shelzen Gashit pasi sipas tij “nuk mund të kapen në gabime tjera”.

“Vazhdojnë të jetë të varur dhe të kapur vetëm për një çështje të tillë, atëherë mendoj se nuk kanë ku të kapen në asnjë gabim tjetër dhe vazhdojnë ta fryjnë në atë masë sa që dalin nga realiteti”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori