LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Momentumi i stabilitetit politik në Kosovë varet nga AAK-ja

Selimi: Momentumi i stabilitetit politik në Kosovë varet nga AAK-ja

Ministri i Drejtësisë dhe zyrtari i AAK-së, Selim Selimi ka treguar arsyet pse AAK e sheh të përshtatshëm Ramush Haradinajn për postin e presidentit.

Selimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se mbledhja e sotme e AAK-së tregoi se kjo e fundit është parti transparente në raport me popullin e Kosovës.


Ai ka thënë se AAK e ka parë që Ramush Haradinaj është i denjë për postin e presidentit për të krijuar unitetin e brendshëm politik.

“Më shumë se marrje e një privilegji politik, posti i presidentit është përgjegjësi për Haradinajn”, tha Ministri i Drejtësisë, përcjell Telegrafi.

Selimi thotë se AAK ka krijuar një stabilitet politikë në Kosovë dhe me propozimin e Haradinajt për president ky “momentum i stabilitetit politik” do të ruhej.

“Momentumi i stabilitetit politik në Kosovë varet nga AAK-ja. Ne u futëm në qeveri me LDK-në pa kërkuar asgjë dhe pa asnjë kusht vetëm për të ruajtur stabilitetin politik”.

Ministri i Drejtësisë thotë se e kaluara e Haradinajt deri më tani ka treguar se ai i sheh më me rëndësi çështjet kombëtare se përfitimet politike.

“Aleanca do të jetë në çfarëdo kombinimi për të ruajtur stabilitetin politik në Kosovë”, tha ndër të tjera Selim Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori