LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Lladrovci, kartë e Hashim Thaçit

Selimi: Lladrovci, kartë e Hashim Thaçit

“Ramizi nuk është asgjë tjetër pos një kartë e Hashim Thaçit për të mu kundërvënë dhe për të më zbritur në nivele të tilla”, ka thënë Selimi në intervistën dhënë gazetës “Zëri”.

Sipas tij, sulmet e fundit janë fushatë, jo ndaj tij, por ndaj politikës që ai përfaqëson.


Deputeti i “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, thotë se akuzat ndaj tij janë karta të Hashim Thaçit, të cilat i përdor kurdo që ka nevojë.

E një nga ato karta kësaj herë, thotë se është edhe Ramiz Lladrovci me të cilin Selimi sqaron se nuk ka asnjë problem. “Ramizi nuk është asgjë tjetër pos një kartë e Hashim Thaçit për të mu kundërvënë dhe për të më zbritur në nivele të tilla”, ka thënë Selimi në intervistën dhënë gazetës “Zëri”. Thotë se sulmet e fundit janë fushatë, jo ndaj tij, por ndaj politikës që ai përfaqëson.

“Duket se është një fushatë e organizuar goxha mirë. Jo ndoshta më shumë kundër meje, por më shumë kundër asaj që unë përfaqësoj. Duket pak a shumë e fokusuar tek emri im kjo fushatë”, ka thënë Selimi. Ai foli edhe për relacionet me familjen Jashari.