LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Kosova do të hapë ambasadë në Abu Dahbi

Selimi: Kosova do të hapë ambasadë në Abu Dahbi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka pritur sot delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, i udhëhequr nga Sekretari Përgjithshëm i Ministrisë së Financave të këtij vendi, Younis Al Khouri.

Selimi ka falënderuar Al Khourin për përkrahjen e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë Kosovës si dhe për lobimin e vazhdueshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës.


Me këtë rast Selimi e ka informuar delegacionin e Emirateve për iniciativën për hapjen e Ambasadës në Abu Dhabi si dhe për zhvillimet në vend.

Ministri e ka njoftuar delegacioni edhe për prioritetet e politikës së jashtme, për aktivitetet e institucioneve të Republikës së Kosovës rreth tolerancës dhe dialogut ndërfetar si dhe për aspiratat e vendit për t`u anëtarësuar në strukturat euroatlantike.

Ministri Selimi ka përshëndetur arritjen e marrëveshje si, për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve ashtu edhe për eliminimin e tatimeve të dyfishta, duke potencuar që marrëveshjet në fjalë do të krijojnë mundësitë më të mira për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq, udhëheqësi i delegacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Khouri, ka uruar ministrin Selimi për nismat e njohura të dialogut ndërfetar.

Ai ka përgëzuar Selimin gjithashtu edhe për arritjet në shtetin më të ri evropian dhe ka paralajmëruar shtim në interesimin e Emirateve për investime në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori