LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Besa na preu në besë, edhe një herë (Video)

Selimi: Besa na preu në besë, edhe një herë (Video)

Kryetari i degës së LR-PDSH-së në Gostivar, Jeton Selimi i ftuar në studion e lajmeve në Tv Globi ka folur rreth protestës së organizuar nga Këshilli Opozitar.

Selimi tha se protesta u përvetësua nga Lëvizja Besa, edhe pse prapa protestës qëndronte Këshilli Opozitar, dhe se Besa në mënyrë dinake nuk na mundësi neve si shqiptarë ti gëzohemi kësaj proteste.


“Protesta ishte mbarëkombëtare. Vet fakti se ishte mbarëkombëtare morën pjesë partitë opozitare po gjithashtu edhe Organizatat joqeveritare. Ne si Lëvizje për Reforma, bashkë me strukturat tona, bashkë me liderin tonë morëm pjesë në atë protestë. Më gëzon fakti se neve në atë protestë, protestuesit na pritën me entuziazëm të madh. Vet zotëri Sela ishte në mesin e protestuesve dhe deri në fund qëndroi aty. Ku janë pakënaqësitë?.” tha në mes tjerash Selimi./Telegrafi/

Posted by TV GLOBI on Dienstag, 10. Mai 2016