LAJMI I FUNDIT:

Selimaj: Mos pranimi teknik lë banesat pa shitur (Video)

Selimaj: Mos pranimi teknik lë banesat pa shitur (Video)

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor të Kosovës, Brahim Selimaj, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti ka folur për sektorin e ndërtimeve dhe për problemet me të cilat përballen bizneset që merren me ndërtime të larta.

Sipas tij, edhe pse janë njëri prej sektorëve që kontribuojnë më së shumti në ekonominë e vendit përballën me probleme të shumta të trashëguara vit pas viti.
Selimaj ka thënë se mos pranimi teknik i banesave të reja po ua lenë pa shitur ato.


“Nëse bëhet pranimi teknik me kohë ka mundësi që edhe investitori të përfitojë, pasi shitja e banesave bëhet që nga themeli. Po ashtu një çift bashkëshortor i ri, ka mundësi që të hyjnë në kredi afatgjate për të blerë banesë, më në fund bankat tona kanë ulur kamatat”, tha ai.

Selimaj pranimin teknik e quan formalitet për regjistrimin e banesave në kadastër, dhe ky mos regjistrim sipas tij, po u pamundëson investitorëve shitjen e banesave.

“Ka banesa pa shitur nga mos pranimi teknik. Dhe ky është një problem i cili ndërtimtarëve u shkakton shumë humbje”, ka thënë kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor të Kosovës, Brahim Selimaj.

Ai ka thënë se vonesa për pranim teknik të objekteve banesore që janë të ndërtuara me leje ndërtimore, po i dëmtojnë blerësit dhe bizneseve banesat po u mbesin pa shitur.

“Pranimi teknik e rëndon shumë konsumatorin, por edhe investitorin. Aktualisht 70 për qind e investimeve në ndërtimin e objekteve banesore janë të fokusuara në Prishtinë”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Brahim Selimaj, ka kritikuar komunat për mos krijim të kushteve për ndërtuesit.
“Jo vetëm Komuna e Prishtinës, por të gjitha komunat e Kosovës nuk kanë krijuar parakushte për pranime teknike. Ligji i ri që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës, nuk po zbatohet siç duhet, pasi komunave u mungojnë kuadrat adekuatë për përcjelljen e investimeve të cilat duhet të jenë që nga themeli e deri në kulm të një objekti”, tha ai.

Selimaj tha se pranimi teknikë i një objekti duhet të bëhet me përfundimin e investimeve. “Pranimi teknik është leja e përdorimit e cila nuk është realizuar as në masën 10 për qind në Komunën e Prishtinës, përpos në Fushë Kosovë e cila i ka realizuar 90 për qind të gjitha investimet të cilat kanë qenë”, tregoi ai.

Selimaj ka treguar se me Komunën e Prishtinës kanë gjetur një mirëkuptim që taksat ndërtimtarët t’i paguajnë me këste për shkak të kohës së ndërtimit të objekteve.

Ai ka thënë se miratimi i “Hartave Zonale” i cili është duke u shtyrë tash e dy vjet, duhet të miratohet sa më shpejtë.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Brahim Selimaj, e ka kritikuar Termokos-in për mos shtrirje të rrjetit ngrohës edhe në lagjet e reja të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori