LAJMI I FUNDIT:

Selim Pacolli me fushatë të re në rrjetet sociale për problemet e Prishtinës

Selim Pacolli me fushatë të re në rrjetet sociale për problemet e Prishtinës

Kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli sot ka publikuar një pyetësor me fotografi, për të identifikuar problemet e shumta që i ka kryeqyteti, duke përfshirë rrugët me gropa, mbeturinat, hapësirat e munguara për lëvizje të këmbësorëve dhe të tjera probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Prishtinës në baza ditore.

Në publikimin e këtij pyetësori me fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Selim Pacolli ka përsëritur sloganin e tij tashmë të njohur, duke thënë se pikërisht për shkak të nevojës për zgjidhjen e këtyre problemeve, Prishtinës i duhet një menaxher dhe jo një politikan me retorikë të rëndomtë.


“Të rinjtë nga ekipi im kanë krijuar këtë kuiz kreativ për qytetin e Prishtinës i cili tregon se kryeqyteti ka nevojë për një menaxher, e jo politikan”, ka thënë Pacolli.

Kuizi ka tetë pyetje me tetë fotografi, dhe respondentët duhet ta qëllojnë se në cilin vend janë pamjet e rrugëve me gropa, sheshet, dhe parkingjet e uzurpuara, sepse jo të gjitha pamjet janë në Prishtinë.

Më poshtë e gjeni kuizin online të cilin e kanë krijuar të rinjtë e AKR-së, në kuadër të fushatës së Selim Pacollit për të parin e Prishtinës.

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Kalo në kategori