LAJMI I FUNDIT:

Selfie-t e fundit, dhjetët imazhet e shkrepura disa sekonda para tragjedisë (Foto)

Selfie-t e fundit, dhjetët imazhet e shkrepura disa sekonda para tragjedisë (Foto)

Ironia e fatit te tragjeditë është se ato ndodhin atëherë kur më së paku pritni.

Kur mendojmë se gjithçka është në rregull, dhe madje dëshirojmë ta shënojmë një moment të bukur, ndodh tragjedia, transmeton Telegrafi.

Raste të tilla kanë ndodhur me selfiet që i kemi publikuar më poshtë. Ata kanë arritur të shkrepin nga një fotografi në momentet e fundit të jetës së tyre.

Fotografia e fundit e nënës më të birin, para se të ngritej në ajër aeroplani MH17 të cilin për muaj të tërë e kanë kërkuar, pasi ishte raportuar se i rrëzuar.
Dukej si një fotografi e shkrepur duke bërë shaka, por disa minuta më vonë ky djalë i ri nga Arkansasi aksidentalisht ka qëlluar me revole të dashurën e tij.
Fotografia rrëqethëse e Gabriela Hernandez, 22-vjeçe, e cila në vitin 2013 kreu vetëvrasje pasi e braktisi i dashuri, disa momente më herët kishte bërë selfie dhe kishte lënë një letër lamtumirëse: “Lamtumirë të gjithëve. Nuk kam më asgjë. Hulio, unë të dua. Mos e harro këtë kurrë. Po shkoj me buzëqeshje, pasi që deri më tani gjithçka ka qenë në rregull. Lus familjen të më falin. Ju dua, Gabi”.

Një fotografi tjetër brenda aeroplanit MH17.
Bëhet fjalë për një tregim prekës. Robert Giblin, një ushtarak kanadez që ka luftuar në Afganistan, kishte shkrepur një fotografi së bashku me gruan e tij shtatzënë disa momente para se ta therte me thikë dhe hidhte nga tarraca e apartamentit. Ai në fund ka kryer vetëvrasje, ndërsa arsyet ende nuk dihen.
Ekipi i fluturakes së NASA-s “Challenger”, që më 28 janar të vitit 1986 humbën jetën vetëm 73 sekonda pas ngritjes nga Toka.
Andrrei Retrovski nga Rusia i pëlqente të realizonte fotografi nga vende të rrezikshme. Për fat të keq, kjo ka qenë fotografia e tij e fundit, pasi ka rënë nga kati i 10 i ndërtesës vetëm 10 sekonda pas shkrepjes së fotos.
Aktorja dhe modelja amerikane Sharon Tait ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, kur të njëjtën ditë edhe shkrepi foton, dhe më pas anëtarët e një sekti të Charles Menson e therën për vdekje.
Vajza e veshur me bluzën e kuqe që mund ta shihni ne foto, ka rënë nga ujëvara e Niagarës disa sekonda pasi është shkrepur fotoja, pasi humbi drejtpeshimin dhe rrëshqiti.
Disa të rinj ishin vrarë brenda një sallës “Batalcan” të njëjtën ditë kur është shkrepur fotografia. Atë natë terroristët e ISIS-it ishin futur në sallë duke shkrepur dhjetëra plumba, me ç’rast humbën jetën dhjetëra persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori