Selfie në fatkeqësi natyrore: Në këtë vend përmbytjet argëtojnë njerëzit (Foto)

Shri Lanka tash e tretë ditë është duke u përballur me përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të tokës, që tashmë kanë marrë jetën e 27 personave.
Dhe derisa sasi e ujit nuk është duke u zvogëluar, autoritetet frikësohen që numri i viktimave mund të rritet, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, pavarësisht faktit se niveli i madh i ujit ua ka ndaluar lëvizjen e lirë qytetarëve përveç atyre që kanë varka, disa banorë të Shri Lankës nuk e kanë ndjerë farë këtë fatkeqësi natyrore.
Pa marrë parasysh se sa e rrezikshme mund të jetë situata, disa nuk e kanë humbur sensin e tyre të humorit, dhe kështu kanë shfrytëzuar motin e keq për tu argëtuar dhe madje për të bërë selfie. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































