Selena Gomez, 32 vjeçe, ka folur publikisht për lidhjen e saj me producentin e njohur Benny Blanco, 36 vjeç, i cili u përfshi në numrin special të revistës “People” për burrat më seksi të vitit 2024.

Në një intervistë të fundit me “CBS Sunday Morning”, Selena shprehu krenarinë për partnerin e saj, duke e quajtur atë “mikun e saj më të mirë” dhe një burim të madh mbështetjeje.


"Po, ky është njeriu im!" tha ajo me emocion, ndërsa foli për ndikimin pozitiv që Benny ka në jetën e saj, shkruan DailyMail.

92664655 14144897 image a 56 1733024441085

Selena vlerësoi kujdesin dhe mbështetjen e tij të pakushtëzuar, duke shtuar: "Jam shumë me fat që kam dikë që më frymëzon dhe më motivon çdo ditë".

Benny, nga ana tjetër, ndau detaje për marrëdhënien e tyre gjatë një interviste me “People”.
Ai tregoi se mëngjeset e hershme janë momentet e tyre të preferuara së bashku, duke i quajtur ato një periudhë qetësie përpara nisjes së ditës. “Çdo ditë me Selenën është dita më e mirë e jetës sime”, tha ai.

Romanca e tyre u konfirmua në dhjetor 2023, pas gjashtë muajsh takimesh private. Benny tregoi se të qenit i vëmendshëm dhe të dëgjuarit janë sekreti i suksesit të tyre, ndërsa Selena tregon anën e saj romantike me gjeste të veçanta, si dhënia me qira e një kopshti botanik vetëm për ta.

Çifti ndan momente të thjeshta, nga daljet për ushqim të shpejtë deri te dhuratat unike të punuara me dorë, duke dëshmuar se lidhja e tyre bazohet në dashuri të sinqertë dhe respekt të ndërsjellë. /Telegrafi/

'I think, for me, I am beyond proud to know that there is someone in the world that deeply cares about every tiny detail about who I am,' she stated; the couple seen in October

Selena continued, 'And have someone support me, encourage me, inspire me and motivate me. It brings me a joy'; the couple seen in October in L.A.